Arkivi i kësaj kategorie
Më poshtë mund të lexoni postimet brenda kategorisë shkrime te vjetra.
Mos lejoni urretjen t’ju verboj syte
22 Dhjetor 2006
E kam then edhe me pare, populli popull eshte dhe ritet si ta ushqesh. Mendoj se duhet prere ushqimi ose duhet ndergjegjesuar masa e popullit se eshte ky ushqim qe rit uretje e konflikt.
Jetojme ne nje kohe kur uretjet popullore masive u ka kaluar koha. Kur masakrat ne mase te popullsise behen vetem nga forca te vjetra qe nuk jane per civilizim e zhvillim. Kjo urejtje masive popullore i takon mesjetes.
Ne kete kohe qe jetojme, civilizimi eshte ai qe ka forcen dhe te ardhmen.
Kur deshiron te shkosh kundra kesaj rryme, nuk ben gje tjeter vec, demton veten dhe ceshtjen te ciles kerkon ta ndihmosh.
Sa here ne shkruajme se cdo grek apo cdo orthodoks duhet shkuar ne plumb nuk bejme gje tjeter vec demtojme ceshtjen tone pasi ne sy te popullit shqiptar dhe atij grek indentifikohemi me forcat jo te civilizuara me ato forca qe vrasin femije gra e te moshuar vetem e vetem se jane te nje kombi tjeter apo te nje feje tjeter. Kjo nuk i sherben ceshtjes sone. Sikur disa prifterinj te kishes greke apo sikur disa OJQ shoviniste greke, te mos egzistonin mendoni se sot ne shek e XXI populli grek do te kishte ate mendim te vjeter mesjetar qe ka per shqiptaret? Mendoj se jo. Sikur politika greke te mos ishte kaq shume nen influencen e ketyre grupimeve mendoni se qeveria greke, me udheheqesit vertet te kulturuar, do te bente nje politike te tille mesjetare shoviniste? Pra te dashur miq, perse atehere duhet te shkojme ne plumb ate foshnjen 3 muajshe greke, apo te gruan greke, qe mbush uje tek burimi i fshatit, apo ate te moshurin orthodoks qe ri tek guri i portes me tespie ne dore, kur te shkretet besojne vetem ate qe degjojne nga kisha, apo figura si Geich e CO, dhe jo vetem kaq, por me dashje apo pa dhashje me shkrimet tona u a forcojme me shume kete bindje. “Shqiptaret qe shkruajne ne keto forume jane teroriste, shikoni si shkurajne” , dhe bashkengjitur jane shkrimet tona per plumb, gjak e zjar te cdo greku.
Mire se mbase kush can koken per popullin grek, por per komunitetin nderkombetar a mendoni valle? Si mund te mendoj ai Francezi, Anglezi apo Amerikani, ata qe ne fakt kane ne dore fatin tone. Mos guxoni te kundershtoni kete qe po them pasi do tju sillja si shembull Kosoven, Pa ndihmen e avioneve Amerikene , Kosova do te ishte zhdukur sot, Besoj se te gjithe e pranojme kete. Dhe pa politken bindese paqsore te Kosoves, mabse Amrikani e Evropa do te kishte besuar Grekun, Rusin apo Serbin me shume se Shqiptarete. Apo mos valle mendoni se me ushtrine tone me pushket me ngjalme, apo me avionet mig do ti beni balle greqise e botes ju or miq? Apo akoma besoni ate qe Enveri na e ka then kaq here “se mjaftosh te duash atdheun, se njeru yne i ri eshte gjithmin tiumfator pavarsisht se nuk ka mjetet e modernizimet e armikut tone”. Pra mendoni or miq perpara se te shkurani, se jane komuniteti nderkombetar qe ka ne dore fatet tona dhe mire do te ishte qe ta bindim kete komunitet se ne nuk jemi teroriste, nuk duam gjak duam vetem te jetojme ne paqe e harmoni dhe te mos na bien ne qafe. Nuk jemi ne qe rezikojme paqen ne Ballkan e me gjere por jane ata shovinistet greke qe rezikojne kete paqe.Dhe kjo bindje nuk krijohet duke dashur teshkosh ne plumb cdo grek. Keshut mendoj une dhe vetem kushtu mund te fitojme te drejten tone
Dhe se fundi mire se nuk cani koken per popullin grek, se per ju te gjithe keta jane armiqete tane (Perfshi ketu edhe ate foshnjen 3 muajshe, perfshi ketu edhe guan qe mbush uje tek pusi i fshatit apo ate plakun me tespie tek guri i shtepise) por per popullin tone a mendoni o njerez. Mos haroni se keni te pakten 20% te popullsise orthodokse, qe duke i menduar se tere orthodokest duhen shkuar ne plumb, keta njerez jo vetem qe i largoni nga ceshtja tone, por i hidhni ne preherin e armikut. Si mund te te besoj ai Korcari orthodoks, apo Permetar, kur ju permendni plumb e zjar, njesoj sic ka thene turku 200 vjet me pare?, Si mund te te besoj ai popull qe ka akoma ka ne kujtese kokat e prera te femijeve e grave e pleqeve ne altarin e kishave, te jugut, krime keto te kryera nga Haxhi Qamilet me alete Turqine. Jo zoterinj ju nuk beni tjeter gje vec perforconi ate qe armiqte tane thone, Se ne qe firmisen ate petiocionin jemi Horra, e teroriste,
Mire se edhe per kete nuk cani koken, por per ata intelektuale, e njerez qe nuk duan gjak apo lufte por paqe e begati a mendoni, ( ata jane po aq shume katolike, muslimane apo orthodkse, sac jeni edhe ju zoterinj te nderuar). Perse kerkoni te largoni nga qellimi yne i mbare kete force te madhe qe do te coj atdhun tone perpara?
Mendoj se me shovinizmin tuaj ju jeni per ne shqiptaret po aq te rezikshem ( nuk dua te them me shume te rrezikshem) se vete shovinistet greke .Prandaj ju lutem mendohuni perpara se te shkruani, Mos lejoni uretjen tju verboj syte se keshtu te verber po drejtoni pushken kunder shqiptareve ne vend qe ta drejtoni kunder armikut.
Anti-orthodokzismi dhe Patriotizmi
Po lexoja sot ne Koha jone nje shkrim nga Ylber Memia me titull
DAULLEXHINJTE E PATRIOTIZMIT, si pergjigje e nje shkrimi nga Kastriot Myftaraj ne gazeten “Sot” (17 qershor 2006).
Te dy shkrimet kane ne qender Janullatosin, por per mendimin e tim e veshtruar ne dy ekstreme teje te kunderta. Ndersa Z Myftaraj fajeson orthodokset Shqiptare si anti patriote, nga ana tjeter Z Memia e quan patriotizmin si dicka te vjeter e jashte kohe dhe me keq si dicka demprurese, te rezikshem per Shqiperine, e ndersyer nga fete e tjera, pra me pak fjale nje patriotizem antipatriotik.
Me shqeteson fakti qe qenia e nje personi ne krye te KOASHI-t krijon nje konflik te tille.
Do ti thoja Z Myftaraj se nuk jane orthodokset shqiptare ata qe e sollen ne Shqiperi Janullatosin, por jane politikanet tone qe me padiejenine e tyre ( kjo eshte akuza me e vogel qe mund tu bej atyre, pasi shpesh mendoj qe kjo mund te jete bere me qellim nga Berishat e Gazidetet e viteve 1995, per te krijuar idene qe orthodokeset shqiptare jane antipatriotike dhe EKSTTREMISTET muslimane jane ata qe do te shpetojne shqiperine.) Orthodokset Shqiptare e kundershtuan Janullatosin ne diten e kurorzimit te tij si Kryepeshkop duke bere kete kurorzim te pavlefshem. Por perseri politikanet nuk vepruan. Dhe sot shume orthodokse qe une njoh ashtu dhe disa anetare te Sinodit te shenjte brenda KOASHI-it kane te vetmen shprese diten e vdekjes se Janullatosit. ( Si dikur populli shpresonte ne vdekjen e Enver Hoxhes).
Ndersa Zotit Memia do ti thoja se Krahasimi i rrezikut Grek me at te rrezikut Anglo Amerikan te kohes se monismit nuk eshte paradoks. Ne kohen e monizmit vertet egzistonte nje rrezik perendimir per qeverine ne pushtet qe sipas ideologjise ne pushtet, ishte ne dem te Shqiperise, pavarsisht sa e drejte ishte kjo. Ne ditet e sotme egziston nje rrezik Grek nga qarqe te caktuara politike e fetare ne Greqi e jashte saj, qe eshte ne dem te Shqiperise dhe kjo eshte e drejte pavarsisht se c’fare mendon zoti Memia.
Mendoj se kur rilindasit tane shkrojten se “feja e shqiptarit eshte shqiptaria” apo kur Noli i Madh krijoj KOASH-in dhe shkruajti se “Orthodoksia shqiptare u takon jo vetem orthodokseve shqiptare por tere Shqiptareve” kishin parasysh shmangjen e nje situate si kjo qe ndodhemi sot. Shmangjen e mendimeve ekstremiste, pavasisht te c’fare krahu ato mund te jene.