Laokoonti » Pa kategori

Vdes ish-kreu i SHIK-ut Bashkim Gazided
Kur vdes nje njeri nuk thuhen fjale te keqia.

Me vdekjen e Gazidetes, te persekutuarit e regjimit Berishjan humben persekutuesin e tyre. Ata mijra te vrare ne ngjarjet e ‘97 do te takojne me ne fund balle per balle vrasesin e tyre.

ShIKasit e vdekur gjate atij viti do te takojne me ne fund kryetarin e tyre qe i la pa mbrotje e ndihme ate qe i la te digjeshin te gjalle apo te copetoheshin me sopate nga kriminelet qe vete ai i lejoj te  krijoheshin dhe pastaj mbi hirin dhe gjakun e nenpunesve/ushtareve te tij ai kerkoj te fitoj pike per qellimet e tij.

Ekonomia shqiptare humbi arkitektin e zhvillimit te nje ekonomie ne bashkepunim me vendet e lindjes se mesme, me ata qe sic thoshte i ndjeri “po tu shkundesh xhybet u bien flori ” Humbi ate person qe e prezantoj kete plan si konkurence per vendet perendimore, dhe bindi politiken shqiptare ti mbyllte dyert perendimit.

Vete “krye demokarati” Berisha, njeriu qe i dha “dermen komunizmin” humbi babain e tij shpirteror e fetar. Humbi njeriun qe i prezantoj ketij “kolosi” te demokracise per here te pare ne jete dy mjete shume te vlefshme Kuranin dhe Koburen.

Islamiket eksreme kudo ne bote humben nje nga idhtaret e tyre me te flakte. “Shoqatata bamirese” islamike teroriste, humben ate qe ju hapi rrugen ne fshatrat e Librazhdit e Peshkopise ku edhe mushka e ka veshitre te kaloj e jo me makina, Ne ato fshatra  ku sot pa ndihme e ketyre “bamiresve” dhe pa ndihmen e pazevendesushme te ketij njeru qe so po vajtojme, grate do te ishin “kurveruar” dhe femijet do te kishin dale jashte rruges se zotit se do te shikonin televizor apo pinin koka kola ne vend qe te lexojne kuranin 8 here ne dite.

Besimtare te tipit Xhavit Haliti sot humben babain e tyre. Ate qe u dha te drejten e studimit ne medresete me ekstreme ne bote ne Maljazi e gjetke, ate qe u dha nje “kuptim” jetes se tyre.

Sot medresete dhe xhamite ekstreme teoririste kudo ne bote do te kujtojne njeriun qe me poziten e tij u beri te mundur per here te pare te kene nje qeveri ne dore ne vendet Evropiane. Ata sot humben mbrojtesin e tyre ate qe ju krijoj kushte te lulezonin ne nje vend evropian pa pasur mbi supe friken e qeverise. Ata humben njeriun qe u premtotj te sillte islamizmin ekstrem ne nje vend Evropian.

Kishat orthodokse ekstreme teroiste dhe shtetet kufitare Greqia dhe Serbia humben sot njeriun vegle me ndihmen e te cilit ata mund te ankoheshin ne organizata nderkombtare se Shqiptaret jane teoriste, se shqiptaret po terorizojne pakicat greke, apo ndihmojne Kosovaret ne luften per liri, duke u sjelle vellezer nga Afganistani, Bosnja, Pakistani, Arabia Saudida e Egjypti. Ata humben justifikimimn per nje lufte civile ne shqiperi.

Te vetmit qe nuk humben nga kjo vdekje jane Shqiptaret dhe Shqiperia.

Te vetmit qe do te perfitojne nga kjo vdekje jane idete patriotike kombetare shqiptare.

I perjetshem qofte kujtimi i Z. Gazidete si simbol per te kujtuar se ku te con nje politke dhe nje besim fetar ekstremist i keq.

Zoti e falte dhe e harofte.

“Rastesia” mbreti i fatit dhe mbreteresha e fatkeqesise
Ne nje shoqeri si kjo e jona ku “rastesise” i vishen tere atributet e fatit ( rastesia eshte mbreti i fatit per disa dhe mbreteresha e  fatkeqesise per te disa te tjere) nga cunaket e politikes pritet te ndertohet nje demokraci liberale, me te ndarje ideale pushtetesh, me te drejta te njeriut te pa para ne histori vec ne librat e teoricjenve anarkiste qe ata mbajne neper xhepa si citatet e Maos.

“Rastesisht” u vrane ne vitete 90-92 qindra te rinj ne kufij kur ligji e ndalonte kete vrasje, dhe kur grupi konservativ i Nexhmijes e kundershtoj kete ligj

“Rastesisht” ne krye te levizjes per demokraci u vu Sali Berisha, nje sekretar partie dhe aspak i ingranuar me kete levizje deri sa ajo mori forme.

“Rastesisht” te denuarit per vjedhje e vrasje ne regjimin e kaluar u bene te perndjekur politke, kur postet ne qeveri ndaheshin ne baze te tesres se burgut politik

“Rastesisht” Nexhmije Hoxha e Ramiz  Alia u denuan thjesht per kafete, kur per to kerkohej denimi per vrasje

“Rastesisht” Neritan Ceka kerkon largimin nga Partia e tij tek Presidenti i zgjedhur nga partia tjeter, kur Sali Barisha po konsolidonte pushtetit e tij autokratik/fisnor/krahinor ne PD

“Rastesisht” u vune ne krye te qeverise se re demokratike njerez me te kaluar te dyshimte kur filluan te ndahen pronat e shtetit komunist

“Rastesisht” u prishen urat, rruget, ekonomia bujqesia, arsimi shendetesia e sistemit te kaluar, kur Shqiperia kishte me shume nevoje se kurre per to si popul dhe si komb

“Rastesisht” shqiptaret mesuan si te krijojne firma piramidale, kur mardheniet me perendimit u ftohen dhe me lindjen e mesme u ngrohen tej mase

“Rastesisht” shqiptaret ju sulen depove te armeve kur ne Kosove po fillonte gjema e viteve 99

“Rastesisht” vritet deputeti dhe nismetari i levizjes demokratike Azem  Hajdari, kur PD-ja u gjend midis UCKse dhe UDBse

“Rstesisht”shqiptaret behen transportuesit te lincensuar nga krimi per mallrat e jashteligjeshme, kur mbaroj ndajra e kapitaleve shtetore komuniste.

“Rastesisht” brenda 3 vjeteve politikanet nga Shqiperia e varfer postkomuniste, ku te tere ishin njesoj pa asnje trashigimi pasurie,  behen njerezit me te pasur ne Ballkan.

“Rastesisht” Mafia shqiptare behet e njohur ne bote dhe konkuron suskseshem me Majfian e vjeter Italjane apo dhe ate te re Ruse.

“Rastesisht” kunati i kryeministrit punon ne projektin “Manhatan” ne Gerdec, ku eskperimentet e zberthimit te predhave behen ne zonen e populluar ne periferi te Kryeqytetit dhe fitimi ne kete projekt ishte disa miljona $

“Rastesisht” fabrika e municjonit hidhet ne ere kur mbi te ishin duke u zhvilluar hetime nga vende te tjera

“Rastesisht” vdesh deshmitari kryesor i ketij hetimi kur ky akuzonte djalin e kryeministrit per tregeti armesh

“Rastesisht” ne Tirane vjen Fazlic kur opozita kishte firmosur paqen me poziten me kusht me lere te mbush xhepat e mia te te le te mbushes xhepat e tua

“Rastesisht” Fazlic i shpeton policise dhe prokurorise kur kerkohet nga me shume se nje gjysem dyzine shtetesh ne bote

Dhe “rastesite” jane pa fund nga uji e dritat tek buka e ajri i paster, nga parqet e halet publike tek pallatet shumngjyreshe pa boje te Tiranes

Dhe me thoni pastaj se “rastesia” nuk eshte mbreti i fatit te krimit shqiptar dhe mbreteresha e  fatkeqesise se shqiptareve? Dhe me thoni pastaj se me kete “fat te keq” qe kemi ne shqiptaret, nese na vjen per shtat nje demokraci liberale me nje shtet anarkik?

Skenderbeu Grek/Serb/Italjan/Turk?????
Eh bela e madhe qe na ka gjetur. Tani edhe Skenderbeu u be Serb, Grek,  Italjan apo Turk. Po mire o vellezer po Shqiptare/Ilire a ka pasur ne kete toke ndonjehere.

O zoter, e kuptoj se na eshte neveritur vendi nga tere hallet qe po kalojme. Por a nuk e kuptoni se pavarsisht nga neveria etiketa “Je shqiptar” nuk ju hiqet dot nga balli. Eshte ngjtur ne ballin tuaj “permanent”

E kuptoj se tani kemi gjetur te tjera dashuri per David Foster Wallace , Lee Wayne, apo John McConnell. E kuptoj se shumen nga ju jeni bere anetare te People & the Planet dhe po lufotni per varferine, skamjen, te drejta e njeriut kudo bote. Bravo ju qofte po me thoni ju lutem ku thuhet ne tere keto dashuri dhe shoqata qe keni gjetur se nuk duhet te duam vendin tone?

Zoterinj,

Perse tani pas 600 vjetesh filloj te dale pyetja Cfare ishte Skenderbeu. Kur bashkohes se tij, shkrimtare dhe historiane qe kane qene shume afer tij ne kohe, se ne tani, i kane dhene pergjigje kesaj pyetje? Mos valle vetem per ti dhene mbeshtje idese tuaj se shqiperia nuk ekgziston, shqiperia dhe shqiptaret jane jevgjit e ballkanit qe kane shetitur nga nje cep ne cepin tjetrin si muahaxhire. Apo thjesht per te vazhduar fjaline qe late per gjysem te tavolinat e Bllokut “Cfare m…t shqiperie mer jahu” para se te thithnit cigaren e hashashit dhe lagnit buzet me goten e wiskit ?

Perse lind kjo pyetje tani? Perse hapet kjo histori tani? Mos valle si mijte qe ndjene rezikun e anijes keni vendosur ta abandononi kete anije.

Mbajeni vath ne vesh abandonojeni sa te doni hidhuni ne cfardo deti planetar. Ne balle do te keni “Jam shqiptar” dhe nuk e hiqni dot as me veshjet tuaj moderne, as me tymin e hashashit apo goten moderne te wiskit te shtrenjte. Cfardo parfumi te hidhni kur te djersisni do te bini ere shqiptar doni apo nuk doni.

Laokoonti, polemika me At Arturin ne Boston dhe banketi trojan i paqes
Ne nje interviste dhene nga At Artur Liolini ne lidhje me debatin e zhvilluar per ftesen e bere Hiresise se Tij Kryepeshkop Janullatosit, ne festen e perkujtimit themelimit te Kishes Shqiptare ne Boston dhe perkujtimin e Imzot Fan Stilian Noli, si dhe darkes organizuar me kete qellim, kam shkeputur dhe perpiqem te komentoj sic i mendoj une fragmentet e meposhtme te kesaj interviste.

Shkrimin e plote te interevistes se At Artur Liolinit mund ta gjeni tek Peshku Pa Uje (nje Blog me vlere shqiptaresh)

Liku me poshte

http://www.peshkupauje.com/interviste-e-at-artur-liolinedhe-noli-do-ta-kishte-pritur-janullatosin/2008/03/11/

At Liolini thote:

..Pikërisht kur kanë nisur kremtimet e 100-vjetorit të dhënies së meshës së parë në gjuhën shqipe mes komunitetit shqiptar në Amerikë, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Janullatos, është bërë shkas për debate të shumta në radhët e diasporës, por edhe në Shqipëri….

….Sipas tij ( At Arturit) në kohë për pajtim dhe negociata paqësore dhe një kohë për të lënë mënjanë diferencat për të mirën tonë të përbashkët”

Laokoonti do te thoshte

Pajtim me armikun, ulërinin paqsoret ( ndryshuar )

mjaft më me luftë, zjarr edhe helm.

Erdhi koha që shpatat ti kthejmë në parmenda

armiqtë në miq erdh koha të kthejmë.

At Liolini thote

…. Kryepeshkopi Anastas katër vjet më parë më ftoi që të çoja meshë në Tiranë. Dy vjet më parë, ai ftoi Hirësinë e tij, arqipeshkvin Nikon i Episkopatës Ortodokse Shqiptaro-Amerikane për të festuar meshën në Tiranë dhe Korçë. Dhe vjet ai ftoi disa priftërinj shqiptaro-amerikanë për të marrë pjesë në mesha dhe për të dhënë leksione në Seminarin e Durrësit. Kështu, ky është një shkëmbim normal vizitash ndërmjet kishave tona. Ne e nderojmë imzot Nolin në këto kohë dhe mirëpresim gjithkënd që dëshiron ta nderojë kujtimin dhe arritjet e tij. Kjo është tradita e vjetër e shqiptarëve…

Laokoonti do te thoshte:

…Ishte vjeshtë.

Nën qiellin e hirnosur me erë

kali i drunjtë përjashta priste në shi….

At Liolini thote:

…..Sidoqoftë, banketi është pothuajse i prenotuar. Me qindra shqiptaro-amerikanë dhe miq do t’u bashkohen festimeve. Unë kam besim se të gjithë shqiptarët e mirë dinë si të sillen dhe si të shfaqin si duhet traditën tonë të tolerancës. ..

Laokoonti do te thoshte:

Ky ishte mbarimi i polemikës për kalin,

ju e dini me Trojën se ç’ndodhi pastaj.

At Liolini thote:

Jeta është plot me paradokse dhe sfida. Fan Noli ishte njeri i kohës së vet. Ai na mësoi që me guxim t’i trajtojmë çështjet dhe realitetet e kohëve tona. Dhe pikërisht këtë po provojmë të bëjmë….

Laokoonti do te thoshte:

…Degjoj emra shtetesh të reja që kanë dalë,

emra kombesh e popujsh të rinj dëgjoj,

veç ai, i vjetri, i tmerrshmi kalë,

ashtu si ahere ka mbetur njëlloj….

At Liolini thote:

“Edhe vetë Fan Noli, nëse do të ishte gjallë, do ta kishte pritur Janullatosin”, - thotë kancelari i Kishës së Shën Gjergjit në Boston të SHBA-ve, at Artur Liolin..

Laokoonti do te thoshte:

Rapsodët anembanë përhapën

versionin fals të gjarpërinjve hyjnorë.

Perse Laokoontin ?
Gjithmon me ka mahnitur ideja e Kalit te Trojes. Jo ideja e Kalit si qenie fizike, por fakti i mbijeteses se kesaj ideje nder shekuj. Kali i Trojes gjendet kudo. Ai gjendet brenda nesh, gjendet brenda mardhenieve tona sociale dhe atyre shoqerore. Nder shekuj ai ka nderuar forme. Ai sot nuk paraqitet me  si nje ndertese e levizeshme prej druri ne formen e nje kali. Ai sot paraqitet ne format me te ndryshme, dhe me te shumllojshme. Ajo qe nuk ka ndryshuar ne shekuj eshte debati “Ta pranojme brenda nesh kete kale apo jo” Si gjithmon ata qe jane kundra , Laokoontet , vazhdojne te paret ta godasin ndersa ata qe jane pro vazhdojne te perserin shprehjen monotone “Eshte koha qe shpatat ne parmenda ti kthejme”.

Sa here njerezimi ndeshet me veshtiresite e veseve,  semundjeve, lufterave, sistemeve ekonomike- politike te keqia, gjithmon do te dalin ata qe do te thone “eshte koha qe shpatat ti kthejme ne parmenda” dhe gjithmon do te dalin ata qe jane kundra e godasin kenaqesine e  rehatine vdekjeprurese  apo deshiren per tju  adaptuar te keqes si mjet mbijetese.

Disa here me radhe kam vendosur te le cigaren. Gjithmon Kali i Trojes shfaqet ne dyer e vullnetit tij ne formen e kenaqesise qe te jep nje cigare pas nje ushqimi te mire, pas nje pije, apo kafese se ngrohte. Te paret qe e godasin jane dijet e mia se cigarja eshte demprurese, shkakton vdekjen. Ndersa te paret qe pranojne kete kale jane kenaqesite e momentit “ Mjaft me vuajtje, shijoje jeten. Eshte koha qe shpatat ne permenda ti kthejme”

Nje mbasdite tek pyesja vajzen e vogel se si e kishte kaluan ne shkolle, ajo me tregon se ate dite ishte vene ne veshtiresi dhe nuk dinte  nese kishte vepruar mire apo keq. Nje shok i saj i klases kishte tentuar ti tregonte pergjigjen e nje problemi gjate nje provimi ne klase. Mesuesja kishte dalluar levizjet e mikut te saj dhe e kishte pyetur se cfare kishte ndodhur. Djaloshi kishte genjyer dhe kishte thene se kerkonte nje laps. Vajza ishte vene ne veshtiresi Te pranonte genjeshtren e mikut te saj qe kerkonte ta ndihmonte apo te tregonte te verten. Jam i bindur brenda saj ishte shafaqur Kali  i Troje, ne formen e beses per mikun qe u perpoq ta ndihmonte. Jami bindur se Laokoontet brenda saj i kane kerkuar te ngrihej te thoshte te verteten pasi genjeshtra eshte e keqe si vjedhja. Ndersa ata qe ishin pro ketij Kali i kane te kerkuar te heshte ” Eshte koha te respektosh mikun qe te ndihmoj,  te mos hapesh telashe, eshte koha qe shpata ne permenda ti kthejme”

Jo pak flitet sot per mardheniet e  Shqiptareve me shovinistet Ballkanike. Kuaj Troje te te gjitha formave e menyrave shfaqen ne dyer e ketyre mardhenieve. Eshte koha te bejme paqe, jemi ne shek XXI dhe kohet kane ndryshuar, mjaft me luftera shoviniste. Eshte koha qe shpatat ne parmenda ti kthejme” therasin globalistet moderne internacionaliste shqiptare. Ndersa Laokoontet moderne jane te paret qe godasin Kuajt Torjane te afruar nga shovinistet. “Azgje nuk ka ndryshuar, eshte njesoj “-thone ata “Ballkani akoma eshte nje rajon qe gryhet nga ndjenjat shoviniste, dhe nuk u duhet besuar Kuajve Trojane qe na afrojne shovinistet fqinje. Cfare ka ndryshuar nga koha e 100 vjeteve me pare?  Kosova ky rajon i Ballkanit njesoj si 100 vjet me pare  u dogj e pervelua dhjete vjet me pare. Cfare ka ndryshuar kur shovinizmi grek kerkon te pervetesoje kishen Shqiptare per ta perdorur si mjet per te justifikuar qenien e 500 mije grekeve ne shqiperi si 100 vjet me pare?

Kuajt Torjane ne formen e “bamiresise” se pranimit te emigranteve shqiptare, te ndihmave ekonomike, te kryepeshkopeve me eksperience, te pashaportave e karta te homogjenitetit, paraqiten ne dyar tona

Lufta pro e kundra vazhdon.

Ja perse  jam gjithmon i mahnitur nga ideja e Kalit te Trojes dhe luftes qe behet per ta pranuar  brenda nesh apo goditur e per ta djegur atje, jashte dyerve tona

Sa here e kemi lene brenda kete kale gjithmon kemi ndjere parmenden e bere me metalin e shpatave tone, te na caje me dysh, si shenje se ne kurre nuk kemi egzistuar.

Eshte valle koha qe shpatat ne parmenda ti kthejme apo eshte koha ta djegim Kalin qe pret ne shi prane dyerve te keshtjellave tona?

Laokoonti
Më shihni tek mbytem nga gjarpërinjtë

në muze të Luvrit, në Madrid , në Nju-jork

Para syve tuaj e aparate turistësh.

qindra vjet kam që vuaj

ngaqë sflas dot

Si të flas?

A mundet një nofull mermeri

të lëvizë një grimë, të korrigjojë diçka?

vini re sytë e mi, te zgavrat e thella

një enigmë, si amebë të tharë atje ka.

Një të fshehtë të madhe ndrydh brenda gjoksit

para syve tuaj, në Paris, në Madrid.

Ah, do të doja dyfish të m’i shtonit,

veç sekretin e madh të shkarkoja një ditë.

Tek më vini rrotull, unë them me vete

kaq të verbër të jeni sa të mos të ndjeni këtë,

që ky ngërç e ky ankth në qenien time

s’është nga gjarpërinjtë, por nga një tjetër gjë?

Mijëra herë në mijëra net e ditë

të vërtetën e frikshme përsëris pa pushim.

Me shpresën e marrë se nga kjo përsëritje

ndoshta mermeri pëson një ndryshim.

Po s’ndërron ai kurrë.

Art i skulpturës

gënjeshtrën mbi të ka ngrirë përgjithnjë.

I mbërthyer në dëshminë e saj të rremë,

të vërtetën kujtoj e qaj për të.

Si çdo gjë e tmerrshme është i thjeshtë sekreti,

që brenda boshllëku i gjoksit mban.

Afroni, pra, kokat të dëgjoni të vërtetën,

mua s’më mbytën gjarpërinjtë

por trojanët më vranë.

O, sikur të mundja gjithçka të tregoja.

Si do të ngrinit para meje si gur,

kur unë i dënuar mes rropamës suaj moskokëçarëse

monologun të thurr.

Ju e dini se përpara Trojës ahere,

kali i drunjtë, dhurata e grekëve u shfaq.

Ky kalë në dy grupe i ndau trojanët:

ta pranonin atë, ose ta flaknin sakaq.

Pajtim me armikun, ulërinin tradhtarët

mjaft më me luftë, zjarr edhe helm.

Erdhi koha që shpatat ti kthejmë në parmenda

armiqtë në miq erdh koha të kthejmë.

Në mbledhje të gjatë “pro” dhe “kundra” kalit,

unë “kundra”, kryesova me tërbim.

Dhe juve ju kanë thënë ahere se hyjnitë

gjarpërinjtë më dërguan si ndëshkim.

Ç’përralla kalamajsh, ç’trillim për budallenjtë

unë gjarpërinjtë do t’i mbrapsja me një shkelm.

Po ç’ti bëj fushatës së tradhtarëve kundër meje

shantazheve,letrave anonime plot helm.

Ditë e natë e me javë polemika vazhdonte,

nga shtresat e mesme e gjer lart në qeveri.

Ishte vjeshtë.

Nën qiellin e hirnosur me erë

kali i drunjtë përjashta priste në shi.

Atë kalë unë i pari e kisha goditur,

ndaj, e dija, këtë s’do të ma falnin përjetë.

Më në fund “vijë e butë” fitoi mbi të “ashprën”,

dhe ne “kokëfortët” na vunë në arrest.

Në burg, me gotën e ujit, në mesnatë

helmin na dhanë ata të pijmë

ata që ulërinin kundër dhunës e shpatës

Që dinin të kafshonin tamam si gjarpërinjtë.

Në mëngjes që pa gdhirë në breg të detit

ma hodhën kufomën drejt mbi zhavor.

Rapsodët anembanë përhapën

versionin fals të gjarpërinjve hyjnorë.

Ky ishte mbarimi i polemikës për kalin,

ju e dini me Trojën se ç’ndodhi pastaj.

Tre mijë vjet rrjesht,

nga muzeu në muzera,

unë hamalli i mermertë, gënjeshtrën mbaj.

Tre mijë vjet…Akoma zjarret e Trojës

si floknajë e kuqe më rrinë në sy.

Po më i tmerrshëm se zjarret, kumet e vomet

ishte fundi fare,

kur u bë qetësi.

Trojë e braktisur.

Gërmadhë.

Hi i ftohtë;

dhe poshtë ne të vdekurit shtrirë rresht.

Dhe papritur, në muzg sipër tokës së mardhur

u ndje diçka që atë çante përmes.

Ç’ish kjo gërvimë kështu, kjo jehonë?

Vumë veshin. Kuptuam. grekët e ligj

përmbi qendrën e qytetit me parmendë lëronin

për të thënë se Troja përjetë vdiq.

Ja më në fund dhe parmenda e tyre.

Ah, plugu i saj si na çante më dysh!

Nga tradhëtia e Trojës, nga gjithë dhembjet,

ky kafshimi i parmendës më i hidhur ish.

T’i kthejmë shpatat më në fund në parmenda.

Kështu thërritnin atëherë ata.

Midis fjalëve tuaja, si mallkim, si gjëmë

veshët më kapën edhe këtë hata.

Më kanë lodhur më shumë, besomëni, ca fjalë,

se kjo peshë e neveritshme gjarpërinjsh.

Ju, që gjer në hënë kini shkuar, si vallë

s’depërtoni dot deri në gjoksin tim?

Gumëzhima juaj si zhaurimë deti

më vjen nga çdo anë më përplaset në vesh,

nga copëra bisedash shumëgjuhëshe rreth meje

shqetësimet e mëdha të botës marr vesh.

Degjoj emra shtetesh të reja që kanë dalë,

emra kombesh e popujsh të rinj dëgjoj,

veç ai, i vjetri, i tmerrshmi kalë,

ashtu si ahere ka mbetur njëlloj.

Prej potkonjve të tij unë rrëqethem akoma

dhe kështu në mermer i mbrojtur siç jam,

kurse ju, të panjohurit, ju prej mishi dhe kocke

vërtiteni mospërfillës nga salla në sallë.

Vërtiteni,

flisni për teatrin e për plazhet,

për gjithfarë motorësh e gjithfarë qeverish,

pa ju shkuar mendja që ai mund të shfaqet

në një ditë të rëndomtë, një mëngjes me shi.

Ashtu si ahere…

po mjaft,

u lodha.

Nga vërtitja juaj po më erren sytë,

nga rropama juaj veshët më gjëmojnë

në muze të Londrës në Luvër e Madrid,

në pafshi ndonjë ditë të behem copëra,

nga marazi, siç thonë, të plas, t’ia bëj “krak”

jo kujtimet e Trojës, as gjarpërinjtë monstra,

por indiferenca juaj

do të bëhet shkak.

I KADARE