Arkivi i kësaj kategorie
Më poshtë mund të lexoni postimet brenda kategorisë Pa kategori.
Laokoonti, polemika me At Arturin ne Boston dhe banketi trojan i paqes
Ne nje interviste dhene nga At Artur Liolini ne lidhje me debatin e zhvilluar per ftesen e bere Hiresise se Tij Kryepeshkop Janullatosit, ne festen e perkujtimit themelimit te Kishes Shqiptare ne Boston dhe perkujtimin e Imzot Fan Stilian Noli, si dhe darkes organizuar me kete qellim, kam shkeputur dhe perpiqem te komentoj sic i mendoj une fragmentet e meposhtme te kesaj interviste.
Shkrimin e plote te interevistes se At Artur Liolinit mund ta gjeni tek Peshku Pa Uje (nje Blog me vlere shqiptaresh)
Liku me poshte
At Liolini thote:
..Pikërisht kur kanë nisur kremtimet e 100-vjetorit të dhënies së meshës së parë në gjuhën shqipe mes komunitetit shqiptar në Amerikë, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Janullatos, është bërë shkas për debate të shumta në radhët e diasporës, por edhe në Shqipëri….
….Sipas tij ( At Arturit) në kohë për pajtim dhe negociata paqësore dhe një kohë për të lënë mënjanë diferencat për të mirën tonë të përbashkët”
——————-
Laokoonti do te thoshte
Pajtim me armikun, ulërinin paqsoret ( ndryshuar )
mjaft më me luftë, zjarr edhe helm.
Erdhi koha që shpatat ti kthejmë në parmenda
armiqtë në miq erdh koha të kthejmë.
—————————
At Liolini thote
…. Kryepeshkopi Anastas katër vjet më parë më ftoi që të çoja meshë në Tiranë. Dy vjet më parë, ai ftoi Hirësinë e tij, arqipeshkvin Nikon i Episkopatës Ortodokse Shqiptaro-Amerikane për të festuar meshën në Tiranë dhe Korçë. Dhe vjet ai ftoi disa priftërinj shqiptaro-amerikanë për të marrë pjesë në mesha dhe për të dhënë leksione në Seminarin e Durrësit. Kështu, ky është një shkëmbim normal vizitash ndërmjet kishave tona. Ne e nderojmë imzot Nolin në këto kohë dhe mirëpresim gjithkënd që dëshiron ta nderojë kujtimin dhe arritjet e tij. Kjo është tradita e vjetër e shqiptarëve…
———————-
Laokoonti do te thoshte:
…Ishte vjeshtë.
Nën qiellin e hirnosur me erë
kali i drunjtë përjashta priste në shi….
———————–
At Liolini thote:
…..Sidoqoftë, banketi është pothuajse i prenotuar. Me qindra shqiptaro-amerikanë dhe miq do t’u bashkohen festimeve. Unë kam besim se të gjithë shqiptarët e mirë dinë si të sillen dhe si të shfaqin si duhet traditën tonë të tolerancës. ..
——————-
Laokoonti do te thoshte:
Ky ishte mbarimi i polemikës për kalin,
ju e dini me Trojën se ç’ndodhi pastaj.
————–
At Liolini thote:
Jeta është plot me paradokse dhe sfida. Fan Noli ishte njeri i kohës së vet. Ai na mësoi që me guxim t’i trajtojmë çështjet dhe realitetet e kohëve tona. Dhe pikërisht këtë po provojmë të bëjmë….
————–
Laokoonti do te thoshte:
…Degjoj emra shtetesh të reja që kanë dalë,
emra kombesh e popujsh të rinj dëgjoj,
veç ai, i vjetri, i tmerrshmi kalë,
ashtu si ahere ka mbetur njëlloj….
………………
At Liolini thote:
“Edhe vetë Fan Noli, nëse do të ishte gjallë, do ta kishte pritur Janullatosin”, - thotë kancelari i Kishës së Shën Gjergjit në Boston të SHBA-ve, at Artur Liolin..
————–
Laokoonti do te thoshte:
Rapsodët anembanë përhapën
versionin fals të gjarpërinjve hyjnorë.
——————
Perse Laokoontin ?
Gjithmon me ka mahnitur ideja e Kalit te Trojes. Jo ideja e Kalit si qenie fizike, por fakti i mbijeteses se kesaj ideje nder shekuj. Kali i Trojes gjendet kudo. Ai gjendet brenda nesh, gjendet brenda mardhenieve tona sociale dhe atyre shoqerore. Nder shekuj ai ka nderuar forme. Ai sot nuk paraqitet me si nje ndertese e levizeshme prej druri ne formen e nje kali. Ai sot paraqitet ne format me te ndryshme, dhe me te shumllojshme. Ajo qe nuk ka ndryshuar ne shekuj eshte debati “Ta pranojme brenda nesh kete kale apo jo” Si gjithmon ata qe jane kundra , Laokoontet , vazhdojne te paret ta godasin ndersa ata qe jane pro vazhdojne te perserin shprehjen monotone “Eshte koha qe shpatat ne parmenda ti kthejme”.
Sa here njerezimi ndeshet me veshtiresite e veseve, semundjeve, lufterave, sistemeve ekonomike- politike te keqia, gjithmon do te dalin ata qe do te thone “eshte koha qe shpatat ti kthejme ne parmenda” dhe gjithmon do te dalin ata qe jane kundra e godasin kenaqesine e rehatine vdekjeprurese apo deshiren per tju adaptuar te keqes si mjet mbijetese.
Disa here me radhe kam vendosur te le cigaren. Gjithmon Kali i Trojes shfaqet ne dyer e vullnetit tij ne formen e kenaqesise qe te jep nje cigare pas nje ushqimi te mire, pas nje pije, apo kafese se ngrohte. Te paret qe e godasin jane dijet e mia se cigarja eshte demprurese, shkakton vdekjen. Ndersa te paret qe pranojne kete kale jane kenaqesite e momentit “ Mjaft me vuajtje, shijoje jeten. Eshte koha qe shpatat ne permenda ti kthejme”
Nje mbasdite tek pyesja vajzen e vogel se si e kishte kaluan ne shkolle, ajo me tregon se ate dite ishte vene ne veshtiresi dhe nuk dinte nese kishte vepruar mire apo keq. Nje shok i saj i klases kishte tentuar ti tregonte pergjigjen e nje problemi gjate nje provimi ne klase. Mesuesja kishte dalluar levizjet e mikut te saj dhe e kishte pyetur se cfare kishte ndodhur. Djaloshi kishte genjyer dhe kishte thene se kerkonte nje laps. Vajza ishte vene ne veshtiresi Te pranonte genjeshtren e mikut te saj qe kerkonte ta ndihmonte apo te tregonte te verten. Jam i bindur brenda saj ishte shafaqur Kali i Troje, ne formen e beses per mikun qe u perpoq ta ndihmonte. Jami bindur se Laokoontet brenda saj i kane kerkuar te ngrihej te thoshte te verteten pasi genjeshtra eshte e keqe si vjedhja. Ndersa ata qe ishin pro ketij Kali i kane te kerkuar te heshte ” Eshte koha te respektosh mikun qe te ndihmoj, te mos hapesh telashe, eshte koha qe shpata ne permenda ti kthejme”
Jo pak flitet sot per mardheniet e Shqiptareve me shovinistet Ballkanike. Kuaj Troje te te gjitha formave e menyrave shfaqen ne dyer e ketyre mardhenieve. Eshte koha te bejme paqe, jemi ne shek XXI dhe kohet kane ndryshuar, mjaft me luftera shoviniste. Eshte koha qe shpatat ne parmenda ti kthejme” therasin globalistet moderne internacionaliste shqiptare. Ndersa Laokoontet moderne jane te paret qe godasin Kuajt Torjane te afruar nga shovinistet. “Azgje nuk ka ndryshuar, eshte njesoj “-thone ata “Ballkani akoma eshte nje rajon qe gryhet nga ndjenjat shoviniste, dhe nuk u duhet besuar Kuajve Trojane qe na afrojne shovinistet fqinje. Cfare ka ndryshuar nga koha e 100 vjeteve me pare? Kosova ky rajon i Ballkanit njesoj si 100 vjet me pare u dogj e pervelua dhjete vjet me pare. Cfare ka ndryshuar kur shovinizmi grek kerkon te pervetesoje kishen Shqiptare per ta perdorur si mjet per te justifikuar qenien e 500 mije grekeve ne shqiperi si 100 vjet me pare?
Kuajt Torjane ne formen e “bamiresise” se pranimit te emigranteve shqiptare, te ndihmave ekonomike, te kryepeshkopeve me eksperience, te pashaportave e karta te homogjenitetit, paraqiten ne dyar tona
Lufta pro e kundra vazhdon.
Ja perse jam gjithmon i mahnitur nga ideja e Kalit te Trojes dhe luftes qe behet per ta pranuar brenda nesh apo goditur e per ta djegur atje, jashte dyerve tona
Sa here e kemi lene brenda kete kale gjithmon kemi ndjere parmenden e bere me metalin e shpatave tone, te na caje me dysh, si shenje se ne kurre nuk kemi egzistuar.
Eshte valle koha qe shpatat ne parmenda ti kthejme apo eshte koha ta djegim Kalin qe pret ne shi prane dyerve te keshtjellave tona?
Laokoonti
Më shihni tek mbytem nga gjarpërinjtë
në muze të Luvrit, në Madrid , në Nju-jork
Para syve tuaj e aparate turistësh.
qindra vjet kam që vuaj
ngaqë sflas dot
Si të flas?
A mundet një nofull mermeri
të lëvizë një grimë, të korrigjojë diçka?
vini re sytë e mi, te zgavrat e thella
një enigmë, si amebë të tharë atje ka.
Një të fshehtë të madhe ndrydh brenda gjoksit
para syve tuaj, në Paris, në Madrid.
Ah, do të doja dyfish të m’i shtonit,
veç sekretin e madh të shkarkoja një ditë.
Tek më vini rrotull, unë them me vete
kaq të verbër të jeni sa të mos të ndjeni këtë,
që ky ngërç e ky ankth në qenien time
s’është nga gjarpërinjtë, por nga një tjetër gjë?
Mijëra herë në mijëra net e ditë
të vërtetën e frikshme përsëris pa pushim.
Me shpresën e marrë se nga kjo përsëritje
ndoshta mermeri pëson një ndryshim.
Po s’ndërron ai kurrë.
Art i skulpturës
gënjeshtrën mbi të ka ngrirë përgjithnjë.
I mbërthyer në dëshminë e saj të rremë,
të vërtetën kujtoj e qaj për të.
Si çdo gjë e tmerrshme është i thjeshtë sekreti,
që brenda boshllëku i gjoksit mban.
Afroni, pra, kokat të dëgjoni të vërtetën,
mua s’më mbytën gjarpërinjtë
por trojanët më vranë.
O, sikur të mundja gjithçka të tregoja.
Si do të ngrinit para meje si gur,
kur unë i dënuar mes rropamës suaj moskokëçarëse
monologun të thurr.
Ju e dini se përpara Trojës ahere,
kali i drunjtë, dhurata e grekëve u shfaq.
Ky kalë në dy grupe i ndau trojanët:
ta pranonin atë, ose ta flaknin sakaq.
Pajtim me armikun, ulërinin tradhtarët
mjaft më me luftë, zjarr edhe helm.
Erdhi koha që shpatat ti kthejmë në parmenda
armiqtë në miq erdh koha të kthejmë.
Në mbledhje të gjatë “pro” dhe “kundra” kalit,
unë “kundra”, kryesova me tërbim.
Dhe juve ju kanë thënë ahere se hyjnitë
gjarpërinjtë më dërguan si ndëshkim.
Ç’përralla kalamajsh, ç’trillim për budallenjtë
unë gjarpërinjtë do t’i mbrapsja me një shkelm.
Po ç’ti bëj fushatës së tradhtarëve kundër meje
shantazheve,letrave anonime plot helm.
Ditë e natë e me javë polemika vazhdonte,
nga shtresat e mesme e gjer lart në qeveri.
Ishte vjeshtë.
Nën qiellin e hirnosur me erë
kali i drunjtë përjashta priste në shi.
Atë kalë unë i pari e kisha goditur,
ndaj, e dija, këtë s’do të ma falnin përjetë.
Më në fund “vijë e butë” fitoi mbi të “ashprën”,
dhe ne “kokëfortët” na vunë në arrest.
Në burg, me gotën e ujit, në mesnatë
helmin na dhanë ata të pijmë
ata që ulërinin kundër dhunës e shpatës
Që dinin të kafshonin tamam si gjarpërinjtë.
Në mëngjes që pa gdhirë në breg të detit
ma hodhën kufomën drejt mbi zhavor.
Rapsodët anembanë përhapën
versionin fals të gjarpërinjve hyjnorë.
Ky ishte mbarimi i polemikës për kalin,
ju e dini me Trojën se ç’ndodhi pastaj.
Tre mijë vjet rrjesht,
nga muzeu në muzera,
unë hamalli i mermertë, gënjeshtrën mbaj.
Tre mijë vjet…Akoma zjarret e Trojës
si floknajë e kuqe më rrinë në sy.
Po më i tmerrshëm se zjarret, kumet e vomet
ishte fundi fare,
kur u bë qetësi.
Trojë e braktisur.
Gërmadhë.
Hi i ftohtë;
dhe poshtë ne të vdekurit shtrirë rresht.
Dhe papritur, në muzg sipër tokës së mardhur
u ndje diçka që atë çante përmes.
Ç’ish kjo gërvimë kështu, kjo jehonë?
Vumë veshin. Kuptuam. grekët e ligj
përmbi qendrën e qytetit me parmendë lëronin
për të thënë se Troja përjetë vdiq.
Ja më në fund dhe parmenda e tyre.
Ah, plugu i saj si na çante më dysh!
Nga tradhëtia e Trojës, nga gjithë dhembjet,
ky kafshimi i parmendës më i hidhur ish.
T’i kthejmë shpatat më në fund në parmenda.
Kështu thërritnin atëherë ata.
Midis fjalëve tuaja, si mallkim, si gjëmë
veshët më kapën edhe këtë hata.
Më kanë lodhur më shumë, besomëni, ca fjalë,
se kjo peshë e neveritshme gjarpërinjsh.
Ju, që gjer në hënë kini shkuar, si vallë
s’depërtoni dot deri në gjoksin tim?
Gumëzhima juaj si zhaurimë deti
më vjen nga çdo anë më përplaset në vesh,
nga copëra bisedash shumëgjuhëshe rreth meje
shqetësimet e mëdha të botës marr vesh.
Degjoj emra shtetesh të reja që kanë dalë,
emra kombesh e popujsh të rinj dëgjoj,
veç ai, i vjetri, i tmerrshmi kalë,
ashtu si ahere ka mbetur njëlloj.
Prej potkonjve të tij unë rrëqethem akoma
dhe kështu në mermer i mbrojtur siç jam,
kurse ju, të panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
vërtiteni mospërfillës nga salla në sallë.
Vërtiteni,
flisni për teatrin e për plazhet,
për gjithfarë motorësh e gjithfarë qeverish,
pa ju shkuar mendja që ai mund të shfaqet
në një ditë të rëndomtë, një mëngjes me shi.
Ashtu si ahere…
po mjaft,
u lodha.
Nga vërtitja juaj po më erren sytë,
nga rropama juaj veshët më gjëmojnë
në muze të Londrës në Luvër e Madrid,
në pafshi ndonjë ditë të behem copëra,
nga marazi, siç thonë, të plas, t’ia bëj “krak”
jo kujtimet e Trojës, as gjarpërinjtë monstra,
por indiferenca juaj
do të bëhet shkak.
I KADARE