Thua te jemi vertet nje popull kaq fatkeq apo nje popull qe me deshire zgjedh fatkeqesine ?
Zgjedhjet mbaruan. Tani po llogariten votat. Per mua personalisht pak rendesi ka kush fiton. Por duke pare rezutet paraprake verehet se akoma 24 ore pas zgjedhjeve nuk ka nje rezutlat perfundimtar. Grupi i kryeauar nga PS ka nje diference shume te vogel nga grupi i kryesuar nga PD. Po keshtu nga njoftimet te KZAZ thuhet se rreth 50% e popullsiste me te drejte vote, ose 100% e atyre qe kishin mundesi te votonin kane mare pjese ne votime.
Para hapjes ligjore te fushates dhe gjate saj, akuza te ndersjellta i jane bere te dy grupeve qe deri tani kryesojne ne rezultaint e zgjedhjeve. Dhe kur them akuza nuk them akuza per programe te gabuar ne drejtimin e vendit, akuza per ndonje shperdorim fondesh ketu e atje, apo per ideologji te gabuar. Jo, flitet per akuza vjedhjesh massive , rahjesh massive dhe deri ne vrasje massive. Flitet per politikane dhe qeveritare te lidhur me mafian dhe krimin e organizuar, flitet per korupsion masiv. Megjithe keto akuza shume te renda per nje politikan te civilizuar, perseri 50% e popullise, ose 100% e atyre qe kishn mundesi te votonin, pranon te votoj dhe voton ose per njerin kamp ose per tjetrin ne nje ndarje shume afer 50% me 50% per sejcilin grup.
Si ta shpjegojme kete? Ne nje vend normal me shqoqeri dhe shtet te civiliazur, popullata nuk do te votonte asnje prej grupeve, sepse ne fund te fundit eshte kjo populltate qe u vodh, u rah dhe u vra nga keta politikane ( nese akuzat jane te verteta duke menduar se kemi te bejme me politikane te civilizuar qe jetojne, shkollohen, e udhetojne per pushime ne vendet e civilizuara te botes) Popullata ne keto raste ose nuk do te votonte fare ose do te votonte per ato forca te tjera qe nuk kane mbi supe akuza te tilla.
Kete vit ndryshe nga zgjedhjet e meparshme kishte shume forca te reja politke. Disa prej tyre me reputacion te paprekur akoma nga akuzat politike. Si shpjegohet qe keto forca nuk ariten e te konkurojne denjesisht me dy grupimet e medha PS e PD?
Nje arsye mund te jete se keto forca te reja me deshire u bene aleate te ketyre grupimeve te akuzuara per vjedhje, rahje e vrasje, dhe si te tilla lane shume pak mundesi per votuesin te zgjedhe. Shprehja e popullit “ me thuaj me ke ri te te them se cili je” mbase ka patur efektin e saj.
Apo mbase akuzat ndaj te dy forcave kryesore politke nuk kane asnje baze dhe jane thjesht shpifje politike. Ne qofte keshtu atehere perseri keto dy forca qe shpifin e demtojne besushmerin e popullit ne procesin demokratik i ben ato me faj po aq te rende sa edhe akuzat e ngritura per vjedhje, rahje apo vrasje
Mbase mentaliteti i popullit tone pas 20 vjet vjedhjesh rahjesh e vrasjesh, tani me nuk e quan me vjedhjen rahjen apo dhe vrasjen krim dhe mbase tani eshte normale per populin tone te pranoj te drejtohet nga hajdute ,rrugace e vrasesh. Ne qofte keshtu do te thote se jemi ktheyr ne nje popull dembel, hajdut, rrugac e vrases
Apo mbase populi yne eshte nje popull fatkeq qe pavarsisht nga deshira dhe puna e stermundimshme per te jetuar me mire, ne nje shtet e shoqeri te civilizuar, mbase eshte ndonje force madhore, mbi tokesore, qe i ka dhene destinacionin per te jetuar ne mjerim, injorance, dembelizem e kriminalitet. Mbase sic thote populli “keshtu ka qene e shkrojtur”.
Thua te jemi vertet nje popull kaq fatkeq apo nje popull qe me deshire zgjedh fatkeqesine ?
Sdoqofte zgjedhjet mbaruan. Tani per nje tjeter 4 vjecar do ti kthehemi rutines te perditshme, me akuza te ndersjellta per vjedhje, me deshira te parealizushme per lehtesim vizash per te udhetuar ne vendet e civilizuara, per tu larguar nga ferri i jetes shqiptare, me ndeshje e kerleshje ne parlament, me krimin e perditshem te organizuar e spontan, me vjedhjet e organizuar apo spontane, me kafente e mbi populluara me njerez dembele, qe jetojne me te ardhurat e emigranteve dhe krimit. Do ti kthehemi jetes sone te perdithshme te ketyre 20 vjeteve te fundit.
29 Qershor 2009