Laokoonti



Nuk ka faj shikon shoket…..

…te ka treguar Gjyshi rahmet paste si ishin kushtet ne Mirdite kur ai punonte per vaksinimin e popullsise, pyet babane si ishin kushtet ne Puke apo ne fshatin N ku ai ngrihej cdo dite ne 5 te mengjesit merrte dy autobuza nje ore rruge per te vajtur ne pune ne mes te ngrices apo vapes se Tiranes por ama nuk mungoi asnje dite ne pune..

E kam njohur Sandrin aty nga mesi i viteve 80. Sapo kisha mbaruar fakultetin ekonomik dhe isha emeruar si furnitor ne nje nga ndermarjet tregetare te Tiranes. Ne nje nga sherbimet e mia te parat ne fshatin N pasi kisha dorezuar disa nga kontratat per furnizim ne zyrat e kooperatives, u futa ne klubin e fshatit per te pire nje kafe me fernet deri sa te vinte autobuzi i Kombinatit. Po pija kafene ne kembe ne nje nga ato tavolinat e larta kur degjoj nje ze nga pas.

Nga Tirana te kemi ?

Kthej koken dhe shikoj nje burre mbi te tridhjetave. Ai mbante ne nje dore filxhanin e kafese dhe ne tjeteren goten e konjakut
Po- i thashe duke i hapur vend ne tavoline -Po ty nga te kemi
Nga Tirana edhe une -thote ai - Jam mjeku i fshatit, Aleksander ose Sandri shkurt
U prezantuam duke shtrengar duart me njeri tjetrin
Me tregoj se ishte mjek ne fshatin N prej 3 vjetesh dhe se per 4 vjet kish qene ne Puke si mjek.
Me ke je tifoz - me pyet Sandri
Partizanin , i them.
Edhe une - me thote
Nuk besoj se do te gjej bileta per kete te djele me Dinamon. Kur te arrijme ne Tirane biletat do te jen mbaruar.
Degjo- me thote ai- Kam dy bileta, mi dhane keta te kooperatives po te duash te jap nje.
Patjeter ,thashe une dhe si ai qe ka frike se mos tjetri nderron mendje futa doren ne xhep dhe nxora nje 5 lekeshe te re dhe e vura mbi tavoline
Jo jo- me thote duke ma shtyre hapur kartmonedhen ne tavoline, sikur deshte qe ta shikonin te gjithe te pranishmit rreth e rrotull - Po te me shikojne keta te fshatit qe po shes biletat do te me bejne per matrapaz dhe hajde gjeje pastaj. Je me fat se bileten e ke falas.

Qeshem te dy dhe porositem nga nje tjeter fernet. Me pas morem te dy bashke te njejtin autobuz qe te conte nga fshati N ne kombinat. Rruges ai me tregoj se kishte nje djale 5 vjec dhe se gruaja ishte infermiere ne spital. Jetonte me babane qe gjithashtu kishte qene mjek, tani ne pension.

Ne kombinat morem autobuzin qe te conte ne qender. Ai ndaloj tek stacioni i Petro Ninit dhe me tregoj me gisht pallatin dhe katin ku banonte. Kati i dyte ajo dritaja me tantella, tha duke ma bere me dore.

U takuam perseri te djelen ne stadium. Biletat ishin per ne tribune keshtu qe vendet i kishim ngjitur.

Pas ndjeshjes e ftova tek nje nga klubet e vogla afer stadiumit te pinim nga nje teke.

Duhet te paguaj une, thashe, se ti me gjete biletat Qeshem dhe hyme ne klub.

Javes tjeter une u bera cope te gjej dy bileta per ndjeshjen e radhes ne Tirane te Partizanit. Nje mik me gjeti dy bileta me vende te mira ne qender te tribunes. Me te marre biletat u drejtova tek shtepia e Sandrit. As une as ai nuk kishim telefon ne shtepi keshtu qe me duhej te shkoja vete ne shtepine e tij . Gjeta shkallen dhe hyrjen sipas pershkrimeve qe me kishte bere Sandri dhe trokita ne dere. Sandri me hapi deren

Ej, me thote, c’e mire te solli.

Kam dy bileta per te djelen, si thua do te vish.

Ai qeshi dhe me kerkoj te hyja ne shtepi. Takova Lenen gruan e tij dhe Sokolin 5 vjecar, nje djale te shkathet qe po imitonte sikur ngiste makinen.

Cfare do te beshesh kur te rritesh, pyeta Sokolin me te qeshur

Shofer autobzi me thote ai dhe me dy duarr e shtrira grusht perpara duke imituar zhurmen e makins del nga kuzhina.

Takova dhe Bakon, babain e Sandrit, nje bure i moshuar por shume me humor. Filloi te me tregonte historira nga Mirdita ku kishte punuar gjate viteve te para te clirimit ne vaksinimin e popullsise.

Vitet kaluan dhe me Sandrin e ruajtem miqesine.

Pas demokracise ne vitin 1995 une emigrova ne Amerike, dhe qe nga ajo kohe ne Shqiperi kisha shkuar vetem dy here. Nena dhe babai me kishin vdekur, motra jetonte ne Kanada me familjen ndersa vellaj i madh ne Gjermani. Ne pushime benim plan me motren te shkonim ne Gjemani te takonim Vasilin, vellane e madh, pasi ai e kishte me te veshtire te largohej nga Gjermania, pune dokumentash.

Heren e fundit qe isha ne Shqiperi, Sandri kishte dale ne pension para kohe, 60 vjec. Sokoli ishte ne vitin e fundit te mjeksise ndersa babai i Sandrit kishte vdekur nje vit me pare.

Kete vit vendosa te shkoj perseri ne Shqiperi. Disa kusherinj me kishin ftuar ne nje dasem dhe si te thuash ishte sebeb i mire per te vizituar vendin tim. Pas dites se dyte ne Shqiperi i telefonova Sandrit. Ai tashme kishte telefon dhe kishte nderruar shtepi. Kishte shitur shtepine nje e nje kuzhine tek Petronini dhe kishte blere nje shtepi me tre e nje guzhine diku andej nga kafe Flora. E lame qe Sokoli do te vinte te me merrte me makine tek shtepia e kushurinjve te mi. Pas ndonje ore ra zilja e telefonit dhe degjoj zerin e Sokolit.

Xhaxhi ( qe nga feminija vazhdonte te me therriste Xhaxhi), jam poshte do te zbresesh?.
Po hajde lart, i thashe une duke u bere detyren e mikpritesit.
Jo jo, me thote, se nuk e le dot makinen.
Zbrita poshte. Sokoli tashme i ritur, ne fillimet e te tridhjetave ishte me nje makine 4×4 Audi.
Hipa brenda, i jap doren dhe bera nje perpjekej per ta perqafuar alla shqiptarce por ai u terhoq dhe duke me vene doren ne sup me thote:
Mire se na erdhe Xhaxhi, si ke qene.
Mire, i them, po ti si ke qene? Sa je ritur more.
Rruges per ne shtepine e tyre Sokoli me tregoj se makina ishte blere me porosi nga fabrika jashte serie dhe mu ankua pa pushim per rruget e pasfaltuara dhe tere balte. Ankesat e tij mu duken si akuza qe une isha shkaku qe atij po i prishej makina.
-Nuk kishe pse te vije, i thashe, une kam qef te dal te shikoj Tiranen dhe mund te merja autobuzin per tek ju, thashe duke u jusitfikuar.
Jo jo me thote c’eshte ajo fjale. Ti mire se na erdhe dhe perseri ja futi nje te share per nje grope qe nuk mundi ta shmangte.
Arritem ne shtepi. Sandri mu duk shume i plakur, megjithese ishte rreth te gjashtedhjetave dukej si mbi 75 vjec. Kishte zhvilluar semundjen e sheqerit dhe nje reumatizem te kockave.

U perqafuam dhe u ulem ne sallonin e pritjes ku nje tavoline e mbushur me tere te mirat na priste.

Rakine e kemi prej Skrapari me thote, nuk e gjen kollaj sot. Qeshem
Folem e kujtuam koherat e shkuara. Sokoli nderkohe hynte e dilte e diskutonte ne celular me shoket per disa ndeshje futbolli dhe Formula 1 qe zhvilloheshin ato dite.
Sokol, i them si per ta futur ne bisede - C’thote spitali?
Sokoli kishte mbaruar mjeksine dhe kishte filluar pune ne spitalin e Tiranes, ishte ne vitin e fundit te specializmit.
C’te thote ma kthen ai Nuk ja vlen fare te punosh, atje nuk ka para
Po mire, i them, kam degjuar qe ka klinika private, perse nuk ben perpjekje te hysh ne ndonje klinike private
Cfare klinike mo xhaxhi atje nuk ka siguri te pushojne nga puna kur te duan
Degjo, i them, kjo pune keshtu eshte Atje ku ka siguri nuk ka para atje ku ka para nuk a siguri. Eshte si ne Amerike, po te futesh parate ne banke, interesi eshte i vogel por ke siguri po ti investosh ne tregun e aksioneve interesi eshte me i madh por mund ti humbesh brenda dites.
-Xhaxhi c’me krahason Ameriken me Shqiperine, me thote -E di ti sa mer nje mjek ne Amerike, dhe sa marim ne ketu?
E di, ja kthej me nje ton pak me te larte , Por kjo puna e interesit eshte kudo jo vetem ne Amerike, edhe ne Bangladesh eshte njesoj. Pastaj i them Shqiperia eshte vend me i varfer se amerika dhe patjeter te ardhurat do te jene me te pakta se ne Amerike. Po keshtu edhe jetesa duhet teje me e varfer se ne Amerike. Nje mjek ne Amerike paguan gjysmen e rroges per qirane apo kredine e shtepise ndersa ju me sa shikoj shtepine e keni te paguar. Dhe jo vetem kaq por po shikoj se ju keni mireqenie qe mbase dhe mjeku i Amerikes i moshes tuaj mund t’ju a kishte zili-thashe dukei treguar treguar nga dritarja e madhe e sallonit makinen Audi te parkuar poshte

E e ma kthen Sokoli, hajde njehere ne spital dhe te shikosh ti si jane kushtet.

Shiko, i them une duke insistuar ne bisede, te kuptoj dhe kushtet i pranoj por keto kushte nuk jane aspak shkak per te mos punuar. Nuk e di, te ka treguar Gjyshi rahmet paste si ishin kushtet ne Mirdite kur ai punonte per vaksinimin e popullsise, pyet babane si ishin kushtet ne Puke apo ne fshatin N ku ai ngrihej cdo dite ne 5 te mengjesit merrte dy autobuza nje ore rruge per te vajtur ne pune ne mes te ngrices apo vapes se Tiranes por ama nuk mungonte asnje dite ne pune. Dhe mbi te gjitha sapo zbriste nga autobuzi e priste sekretari i partise qe i kerkonte me shkrim informacionin javor te shtypit per fitoret e partise dhe kalbezimin e sistemit kapitalist. Te ka treguar babai se si kur ndonje fshatar linte pas deres se klinikes ndonje thes me patate apo ndonje pule langaraqe? Derisa te mbyllej klinika babai tend nuk e zinte me dore se kishte frike mos shefi i seksionit te shendetesise e kapte duke marre bakshish nga fshataret. Dhe deri sa arrinte ne shtepi i kullonin djerset curke nga frika. E megjthate asnjehere as gjyshi tend e as babaj tend nuk thane ” nuk punohet”. Ca nga frika e ca nga besimi se si mjek po benin nje detyre humane ata bene dicka kete vend dhe per veten e tyre, ata zhduken malarjen, tifon, e zgjeben, vaksinuan popullsine dhe mesuan popullsine e zonave rurale si te mbanin higjiene personale, dhe te tera keto ne ato kushte, ndersa tani ju…..

Nuk arita te mbaroj kur Sokoli mu hodh

Xhaxhi para se ikje ishte demokrat, Amerika te ka kthyer ne komunist.

U mata ti thoja se Jo, Amerika me ka kthyer ne realist, mirpo ai kishte dale nga dhome per t’ju pergjigjur nje telefonate ku nga biseda degjova se diskutohej nese ja vlente me mire te shikonin Formula 1 apo derbin midis dy skuadrave te njohura Italiane ne futboll.

U ktheva nga Sandri. Ai kishte ulur koken dhe shikonte ne pjaten e tij sikur kerkonte te gjente aty pergjigjen.

-Mos i ver faj, me thote me gjysem zeri, Shikon shoket dhe nuk do te jete me prapa tyre.

Nje shok feminije qe kishte eshte bere jurist dhe i pret parate me gershere atje ne prokurori. Nje tjeter punon drejtor drejtorie ne ministri dhe vec t’ja shikosh makinen, ndersa nje shok i gjimnazit eshte bere deputet, ne fakt atij ja mori parate borxh qe bleu makinen. S’ka faj jo, shikon shoket edhe ai, por ke te drejte mjeksia nuk eshte as politike, as jurispondence, as drejtim qeverie, ka te bej me jeten e njeriut, eshte humane…

Nejse, i them, hajt gezuar, koherat ndryshojne dhe mbase ne kemi mbetur prapa…

Nuk dija cfare te thoja tjeter , isha futjur ne nje situate nga ku duhej dale per hir te miqesise.

Ore c’behet Partizani kete sezon, i them me nxitim, ka ndonje shans te fitoj kupen……….


Komente

  1. 1 edrus ITALY says:

    E mbaj mënd që e kam lexuar dhe kur ka dalë herën e parë, por i lexuar sërish sot sikur konfirmoi më me forcë varfërimin shpirtëror të atyre njerëzve atje.
    Jo, nuk e kam që rendja me insistim pas interesit të ngushtë personal është e gabuar, por me atë që, nëse për “Njeriun e ri” e kosideronin të varfër shpirtërisht sepse “trushpëlarë” nga ideollogjia dhe nga mungesa e besimit fetar, sot në mungesë të ideollogjive dhe tepricës së besimeve fetare “pasuria shpirtërore” e atyre njerëzve është shuuumë e ulët :(

    Dërguar më: 19 Korrik 2008, 11:09 am
  2. 2 xhenius ITALY says:

    Autori thote:”Xhaxhi para se ikje ishte demokrat, Amerika te ka kthyer ne komunist.

    U mata ti thoja se Jo, Amerika me ka kthyer ne realist,”

    Nqs komunist do te thote te punosh ndershmerisht,te pranosh veshtiresite,te pasurohesh pak nga pak duke ditur te kursesh,te kesh nje makine te vogel fillimisht dhe pastaj te maaaadhe..atehere s’paska me bukur se sa te jesh komunist.
    mendoj se hidherimi qe ndjejm ndaj ketij termi eshte pikerisht te helmi ,ose handicap-i qe diktatura me izolimin e saj na la duke na krijuar mendimin e rreme se bota eshte fushe me lule;eshte e tille por,duke punuar shuuuuuuuuume.

    Dërguar më: 20 Korrik 2008, 6:38 am

Shkruaj një koment



(e nevojshme)

(e nevojshme)



Stilimi i komentit tuaj
Kthehu Sipër | Kutia e shkrimit Më e madhe | Më e vogël