Komuniteti shqiptar dhe kucedrat ne Shqiperi
Nje fragment i shkurter nga jeta shume vjecare e nje emigranti ( ngjarje e sajuar)
Nje mik ma the se Ardiani nisej per ne Shqiperi javen qe vjen. Sapo u ktheva nga puna e mora ne telefon the i kerkova nese mund te me bente nje nder e me merrte disa para ( kuota 6 mujore per babane tim ne pension dhe vellane e paralizuar nga nje aksident ne guroret e mermerit ne ishujt Greke).
Patjeter, - mu pergjigj Ardiani. - Po deshe silli qe sot. Kam Gencin dhe Klajdin ketu. Hajde pime dhe nga nje gote raki.
Mire, - i thashe duke pare oren per tu sigurur qe banka ishte akoma hapur, - vec per raki nuk me ke sonte. Jam turni trete tek puna e dyte. Vij per gjysem ore. - thashe duke i uruar “Mirupafshim”
Ardiani eshte nga Tirana, ka ardhur ketu qe ne vitin 2000. Pasi mbaroj masterin ka filluar pune si menaxher ne nje institucion financiar. Klajdin e njoh pak. Di qe eshte nga Shkodra dhe punon si pedagog ne nje universitet me emer, ndersa Genci eshte nga Berati - ka qene inxhinjer mekanik ne Shqiperi, ketu punon si mekanik ne nje oficine makinash.
Dola nga shtepia me nxitim dhe u drejtova drejt bankes dy capa larg shtepise me qira ku banoj. Entela ishte ne banakun e bankes. Entela eshte arketare ne banken prane shtepise. Ajo eshte nga Vlora dhe ka ardhur ketu gjate trazirave te ‘97. Ne fillim me vize fallco, pastaj mori statusin e emigrantit politik dhe tani punon ne banke. Eshte e martuar me dy femije te vegjel. Burri i punon si piktor apo fotograf ne gazeten e qytetit. I njoh mire, se Entela gjithmon me ndihmon ne banke kur terheq para.
Si je Entela? Si i ke nga familja?
Mire, mire, - ma kthen ajo, - ja ashtu si ne mergim. - dhe qesh.
Ardiani niset per Shqiperi dhe dua te dergoj ca leke, - i thashe duke i zgjatur dokumentin e bankes.
Po ne nuk japim leke. Po te duash dollare kemi me bollek, - tha ajo me humor dhe mori dokumentin.
Qesha dhe une.
Mora parate i numerova i futa ne kulete dhe u largova. Pashe oren. Donte dhe 20 minuta te vinte autobuzi qe kishte nje stacion shume afer shtepise se Ardianit. U ktheva ne shtepi.
Me eshte bere zakon qe sa here dergoj para ne shtepi, te marr nje qindeshe e ta kaloj rreth ballit, sikur fshij djeset. Me kujtohet kur isha i vogel nje punetor dibran, Selim ne mos gabohem e kishte emrin. Selimin e theriste im gjysh te regullonte tjegullat e catise sa here kishim ndonje pike ne shtepine tone te vogel me qerpic. Sa here gjyshi e paguante Selimin per punen e bere, ai merrte nje 10 lekeshe e fshinte ballin.
Gjysh, - e pyeta nje dite, - Perse Selimi fshin djerset me dhjete lekeshe?
Po ja ta pyesim - me thote gjyshi.
Selim nipi do te dij perse fshin djerset me dhjete lekeshe, - i thote im gjysh duke qeshur.
Bir, - me kthehet Selimi, - keto para une i dergoj ne shtepi, ne Diber. Dua qe gruaja dhe djali ta dine se i kam fituar me djerse.
Mbase ishte kjo histori qe me ka lene edhe mua kete zakon.
Zakoni i dyte eshte qe para se te mbyll zarfin gjithmone them “T’u zenshin ne gryke o Naci.” Naci eshte deputeti i zones ku banon babai me vellane. Nuk e di nga me vjen kjo deshire per ta bere kete mallkim. Mbase per faktin se ishte deputeti i zones dhe s’kishte bere asgje per zonen ku banonte babai me vellane. Mungesa e ujit e ben tim vella ta lajne familja si foshnjet, me kanoce dhe shpesh nen driten e qiririt, ose mbase per faktin se babai pi cigaren dhe djalit te vellajt i pelqejne bananet. Harrova te them se Naci ka qene minister dhe ne ate kohe firma private qe ai drejtonte kishte te drejten eksluzive te importit te cigareve dhe bananeve. Thuhej se ishte personi me i pasur ne Ballkan ne ate kohe. Por cilado qofte arsyeja, dy here ne vit une fshij djersen me nje qindeshe dhe mallkoj Nacin qe ti zihen ne gryke kur ti bien ne dore keto para.
Pashe oren, duheshin dhe 5 minuta. Ishalla e arrij, - thashe dhe dola perseri nga shtepia pasi futa zarfin e mbyllur ne xhep. Arita tamam ne kohe.
Eh, - thashe, - keta dreq autobuzash gjithmon ne kohe, per pak e humba
Hipa brenda pagova bileten dhe u u ula. Per 10 minuta isha para shtepise Ardianit. Ardiani ka shtepine e tij. Nje shtepi 2 kateshe me nje ballkon te madh pepara.
Hajde lart, - degjova nje ze nga ballkoni dhe pashe Ardinain qe ma bente me dore.
Hyra brenda. Pershendeta Gencin dhe Klajdin dhe u ula.
Do pish nje gote? - me pyet Ardiani.
Vetem nje, - i them, - se jam per pune. Me 10 marr turnin.
Ehu, ke kohe deri atehere, - ma kthen Genci dhe kthehet nga Klajdi duke i thene, - shiko Gjermanet humben, por po te mos ishte bere ai gol te them une, me penallti do te shkonte puna. Apo jo? - dhe u drejtua nga une sikur kerkonte perkrahjen time ne bisede.
Po flisnin per ndeshjen finale Gjemani-Spanje. I zene me dy pune ne dite nuk kam patur mundesi ta shikoja ndeshjen, keshtu qe i futa vetem nje buzeqeshje i gjendur ngushte e u ktheva nga Ardiani.
Domethene nisesh javen tjeter, - thashe si per te ndryshuar muhabetin. Ardiani filloj te me tregonte se kishte mare 2 jave pushime dhe nje jave borxh nga pushimet e viti tjeter. Nderkohe debati per sportin qe shojtur dhe Klajdi po tregonte ca qyfyre nga Shqiperia. Duket se sapo kishte folur ne telefon me familjen. U fol per ujin, per dritat, per pisllekun. Ndersa une vetem sa lagia buzet me goten e rakise, se e dija, qe po ta mbaroja gota do mbushej prap. Prisja me ankth te gjeja nje mundesi ti jepja Ardianit zarfin.
Eshte tere faji i qeverise, - tha Ardiani. Ai ishte kunder PDse dhe Berishes ne qeveri dhe mbronte Ramen.
Jo, or jo, - hidhet Genci, - Tirana eshte e Edi Rames eshte faji i tij. Genci ishte idhtar i Berishes. Ndersa Klajdi degjonte dhe jepte ca teori ekonomike si mund te regullohej uji ne Tirane. Pashe perseri oren; ishte rreth 7 dhe me duhej te shkoja ne shtepi te beja nje dush, te haja nje kafshate dhe prap tek autobuzi per ne pune.
Djema ne Tirane nuk thote me njeri “Si te shkojn punet?”, por “A ke bo no i lek?” - thashe dhe mu kujtua gjyshi qe kedo qe takonte e pyeste “Si te shkojne punet?”. Ata, - vazhdova une, - si Saliu, si Rama, si tere te tjeret, mendjen e kane tek parate e pista keshtu qe kjo pune nuk rregullohet.
U be nje heshtje. Nuk e di, mbase te tere rane dakort me mua apo ajo qe thashe ishte nje budallek dhe nuk dinin cfare te thoshin. Genci u mat te thoshte dicka por une fitova nga heshtja dhe duke ju drejtuar Ardianit i dhashe zarfin duke thene: Numurin e telefonit e ke aty. Babaj vjen dhe ti mer ne shtepi. Ti, te lutem, beji vetem nje telefon. Dhe tani me duhet te iki. Duhet te jem ne pune sonte. Dhe pasi i urova rrugen e mbare Ardianit dhe poqa duart me Gencin dhe Klajdin u largova.
Duke zbritur shkallet degjova qe muhabeti aty lart filloj perseri per problemet e Shqiperise. Kete radhe me tone me te larta.
Patjeter ata mendojne se ajo qe thashe ishte nje budallek, prandaj ata heshten, - mendova duke zbritur shkallet. Autobusi per ne shtepi donte dhe 5 minuta sipas ores time. U ula ne nje nga stolat e stacionit dhe me zili mendova ata te tre qe po pinin raki dhe benin muhabet. Eh, - thashe me vete, - duhet te shkoj ne pune.
Arrita ne shtepi, bera nje dush, hengra dicka shpejt e shpjet nga firgoriferi. Rembeva nje shishe uje te ftohte dhe dola perseri. Bente vape dhe kur hyra ne autobuz mbase nga ajri i kondicjonuar i autobuzit, apo mbase nga lodhja, por me hipi nje dembelizem dhe fillova te dremit. Mu duk se pashe fytyren e Nacit, si fytyren e kucedres, qe po thithte tere ujin e Tiranes, pastaj shtyllat elektrike dhe midis te tjerat edhe parate ne zarfin tim. Prane tij ishin babai duke pire cigare me zarfin bosh ne dore dhe nipi me nje banane ne dore. Hodha veshtrimin nga tufa e parave te mia dhe pashe nepermjet tufes se parave nje qindeshe te lagur me djerse dhe me ca njolla gjaku ne te. Prisja qe kjo qindeshe te ishte shpetimi. Perpiqesha te shikoja se ne c’pjese te grykes se kucedres kjo qindeshe do te ngecte, me shprese se pas kesaj kucedra do te pelciste si ai peshkaqeni tek filmi “Jaws” me Mark Harris. Ndersa ne sfond kucedrat e tjera gelltisinin c’te gjenin perpara, naften e makinave, rruget, pallatet. Cdo gje qe kishte te bente me nevojat jetesore te njerezve. Ca me fytyren e Rames e ca me fytyren e Berishes, te tjeret kishin ca fytyra te njohura, por nuk mund tu kujtoja emrat. Ndersa rreth tyre rinin te heshtur vec njerezit normale e fukarenj. Per cudi, ne vend te zhurmes qe mund te shkaktonte tere ajo katrahure degjoheshin vetem zerat e Ardianit, Gencit dhe Klajdit qe zireshin se kushte e kishte fajin.
Nderkohe autobuzi ndaloj dhe une u permenda nga dremitja. Dola jashte dhe u drejtova drejt mikrobusit te ndermarrjes, ku koleget e mi, te ardhur si une nga vende te botes se trete, po me prisnin duke bisedur mes tyre . Hyra brenda dhe duke pershendeur te gjithe u ula prane nje meksikani, i cili per cudi ne vend qe te me fliste per kucedrat dhe hallet e tjera te vendit te tij, filloj te me tregonte hallet e tij personale. Filloj te me tregonte sa ore kishte futur ne pune ate dite dhe se nuk kishte mundur te hante dreke pasi gruaja e tij nuk kishte perfundur akoma gjellen.
Edhe ajo punon dy pune, - tha ai me nje anglishte te keqe.
Ktheva koken dhe u binda qe bota ku isha futur nuk cante koken per kucedrat e vendeve te tyre, ato probleme ata ju a kishte lene atyre qe jetonin me kucedrat, atje ne vendin nga vinin. Ata kishin ardhur ketu per te punuar e pasuruar jeten e tyre, ndryshe nga ne shqiptaret, ku ata qe jetojne ne Shqiperi punojne te pasurojne jeten e tyre, megjithese mundin dhe djersen e tyre e hane kucedrat, ndersa ne te ikurit harxhojme kohen dhe energjite per te dalluar kush jane kucedrat dhe si mund te luftohen ato, ndersa pa kuptuar po ashtu si ata ne shqiperi ushqejme kucedrat shqiptare, me ndihmat qe u cojme te aferme tane atje.
Pavaresisht nga ky ndryshim, Shqiperia eshte e destinuar njesoj si keto vendet e tjera te mbetet nje vend i botes se trete. Mbase kjo nga fakti, se edhe ne shqiptaret, si ata te tjeret, nuk gjejme dot rrugen per te bashkuar ata jashte me keta brenda, ne lufte kunder kucedrave, apo mbase se kucedrat vete e bejne kete per te zgjatur jeten e tyre. Pavarsisht nga ky ndryshim, dallova se duke u futur ne mikrobuzin e ndermarrjes, une isha future ne boten shumegjyreshe te pastrueseve te nates, te atyre qe pastrojne ndertesat e larta ku punohet vetem diten.
postimi interesant!
Dërguar më: 19 Korrik 2008, 12:51 pm