Laokoonti



Anti-orthodokzismi dhe Patriotizmi

 Po lexoja sot ne Koha jone nje shkrim nga Ylber Memia me titull
DAULLEXHINJTE E PATRIOTIZMIT, si pergjigje e nje shkrimi nga Kastriot Myftaraj ne gazeten “Sot” (17 qershor 2006).

Te dy shkrimet kane ne qender Janullatosin, por per mendimin e tim e veshtruar ne dy ekstreme teje te kunderta. Ndersa Z Myftaraj fajeson orthodokset Shqiptare si anti patriote, nga ana tjeter Z Memia e quan patriotizmin si dicka te vjeter e jashte kohe dhe me keq si dicka demprurese, te rezikshem per Shqiperine, e ndersyer nga fete e tjera, pra me pak fjale nje patriotizem antipatriotik.

Me shqeteson fakti qe qenia e nje personi ne krye te KOASHI-t krijon nje konflik te tille.
Do ti thoja Z Myftaraj se nuk jane orthodokset shqiptare ata qe e sollen ne Shqiperi Janullatosin, por jane politikanet tone qe me padiejenine e tyre ( kjo eshte akuza me e vogel qe mund tu bej atyre, pasi shpesh mendoj qe kjo mund te jete bere me qellim nga Berishat e Gazidetet e viteve 1995, per te krijuar idene qe orthodokeset shqiptare jane antipatriotike dhe EKSTTREMISTET muslimane jane ata qe do te shpetojne shqiperine.) Orthodokset Shqiptare e kundershtuan Janullatosin ne diten e kurorzimit te tij si Kryepeshkop duke bere kete kurorzim te pavlefshem. Por perseri politikanet nuk vepruan. Dhe sot shume orthodokse qe une njoh ashtu dhe disa anetare te Sinodit te shenjte brenda KOASHI-it kane te vetmen shprese diten e vdekjes se Janullatosit. ( Si dikur populli shpresonte ne vdekjen e Enver Hoxhes).
Ndersa Zotit Memia do ti thoja se Krahasimi i rrezikut Grek me at te rrezikut Anglo Amerikan te kohes se monismit nuk eshte paradoks. Ne kohen e monizmit vertet egzistonte nje rrezik perendimir per qeverine ne pushtet qe sipas ideologjise ne pushtet, ishte ne dem te Shqiperise, pavarsisht sa e drejte ishte kjo. Ne ditet e sotme egziston nje rrezik Grek nga qarqe te caktuara politike e fetare ne Greqi e jashte saj, qe eshte ne dem te Shqiperise dhe kjo eshte e drejte pavarsisht se c’fare mendon zoti Memia.
Mendoj se kur rilindasit tane shkrojten se “feja e shqiptarit eshte shqiptaria” apo kur Noli i Madh krijoj KOASH-in dhe shkruajti se “Orthodoksia shqiptare u takon jo vetem orthodokseve shqiptare por tere Shqiptareve” kishin parasysh shmangjen e nje situate si kjo qe ndodhemi sot. Shmangjen e mendimeve ekstremiste, pavasisht te c’fare krahu ato mund te jene.


Komente

  1. 1 andmec GREECE says:

    Pershendetje!
    Ky eshte blogu im:
    Revista Letrare ADMET
    Lexim te kendshem!

    Dërguar më: 30 Maj 2008, 8:14 am

Shkruaj një koment



(e nevojshme)

(e nevojshme)



Stilimi i komentit tuaj
Kthehu Sipër | Kutia e shkrimit Më e madhe | Më e vogël