Laokoonti


Perse Laokoontin ?

Gjithmon me ka mahnitur ideja e Kalit te Trojes. Jo ideja e Kalit si qenie fizike, por fakti i mbijeteses se kesaj ideje nder shekuj. Kali i Trojes gjendet kudo. Ai gjendet brenda nesh, gjendet brenda mardhenieve tona sociale dhe atyre shoqerore. Nder shekuj ai ka nderuar forme. Ai sot nuk paraqitet me  si nje ndertese e levizeshme prej druri ne formen e nje kali. Ai sot paraqitet ne format me te ndryshme, dhe me te shumllojshme. Ajo qe nuk ka ndryshuar ne shekuj eshte debati “Ta pranojme brenda nesh kete kale apo jo” Si gjithmon ata qe jane kundra , Laokoontet , vazhdojne te paret ta godasin ndersa ata qe jane pro vazhdojne te perserin shprehjen monotone “Eshte koha qe shpatat ne parmenda ti kthejme”.

Sa here njerezimi ndeshet me veshtiresite e veseve,  semundjeve, lufterave, sistemeve ekonomike- politike te keqia, gjithmon do te dalin ata qe do te thone “eshte koha qe shpatat ti kthejme ne parmenda” dhe gjithmon do te dalin ata qe jane kundra e godasin kenaqesine e  rehatine vdekjeprurese  apo deshiren per tju  adaptuar te keqes si mjet mbijetese.  

Disa here me radhe kam vendosur te le cigaren. Gjithmon Kali i Trojes shfaqet ne dyer e vullnetit tij ne formen e kenaqesise qe te jep nje cigare pas nje ushqimi te mire, pas nje pije, apo kafese se ngrohte. Te paret qe e godasin jane dijet e mia se cigarja eshte demprurese, shkakton vdekjen. Ndersa te paret qe pranojne kete kale jane kenaqesite e momentit “ Mjaft me vuajtje, shijoje jeten. Eshte koha qe shpatat ne permenda ti kthejme”

Nje mbasdite tek pyesja vajzen e vogel se si e kishte kaluan ne shkolle, ajo me tregon se ate dite ishte vene ne veshtiresi dhe nuk dinte  nese kishte vepruar mire apo keq. Nje shok i saj i klases kishte tentuar ti tregonte pergjigjen e nje problemi gjate nje provimi ne klase. Mesuesja kishte dalluar levizjet e mikut te saj dhe e kishte pyetur se cfare kishte ndodhur. Djaloshi kishte genjyer dhe kishte thene se kerkonte nje laps. Vajza ishte vene ne veshtiresi Te pranonte genjeshtren e mikut te saj qe kerkonte ta ndihmonte apo te tregonte te verten. Jam i bindur brenda saj ishte shafaqur Kali  i Troje, ne formen e beses per mikun qe u perpoq ta ndihmonte. Jami bindur se Laokoontet brenda saj i kane kerkuar te ngrihej te thoshte te verteten pasi genjeshtra eshte e keqe si vjedhja. Ndersa ata qe ishin pro ketij Kali i kane te kerkuar te heshte ” Eshte koha te respektosh mikun qe te ndihmoj,  te mos hapesh telashe, eshte koha qe shpata ne permenda ti kthejme”

Jo pak flitet sot per mardheniet e  Shqiptareve me shovinistet Ballkanike. Kuaj Troje te te gjitha formave e menyrave shfaqen ne dyer e ketyre mardhenieve. Eshte koha te bejme paqe, jemi ne shek XXI dhe kohet kane ndryshuar, mjaft me luftera shoviniste. Eshte koha qe shpatat ne parmenda ti kthejme” therasin globalistet moderne internacionaliste shqiptare. Ndersa Laokoontet moderne jane te paret qe godasin Kuajt Torjane te afruar nga shovinistet. “Azgje nuk ka ndryshuar, eshte njesoj “-thone ata “Ballkani akoma eshte nje rajon qe gryhet nga ndjenjat shoviniste, dhe nuk u duhet besuar Kuajve Trojane qe na afrojne shovinistet fqinje. Cfare ka ndryshuar nga koha e 100 vjeteve me pare?  Kosova ky rajon i Ballkanit njesoj si 100 vjet me pare  u dogj e pervelua dhjete vjet me pare. Cfare ka ndryshuar kur shovinizmi grek kerkon te pervetesoje kishen Shqiptare per ta perdorur si mjet per te justifikuar qenien e 500 mije grekeve ne shqiperi si 100 vjet me pare? 

Kuajt Torjane ne formen e “bamiresise” se pranimit te emigranteve shqiptare, te ndihmave ekonomike, te kryepeshkopeve me eksperience, te pashaportave e karta te homogjenitetit, paraqiten ne dyar tona 

Lufta pro e kundra vazhdon.

Ja perse  jam gjithmon i mahnitur nga ideja e Kalit te Trojes dhe luftes qe behet per ta pranuar  brenda nesh apo goditur e per ta djegur atje, jashte dyerve tona

Sa here e kemi lene brenda kete kale gjithmon kemi ndjere parmenden e bere me metalin e shpatave tone, te na caje me dysh, si shenje se ne kurre nuk kemi egzistuar.

Eshte valle koha qe shpatat ne parmenda ti kthejme apo eshte koha ta djegim Kalin qe pret ne shi prane dyerve te keshtjellave tona?