Laokoonti


A ndjeni krenari dhe keqardhje per brezin e prinderve tuaj?

Shkak per kete pyetje u be nje shkrim i K Blushit te Gazeta Shqiptare

Duke lexuar kete shkrim mu kujtuar babai im. Me tregonte se si gjate provokacionit grek te gushtit 1949, ai ishte ngarkuar nga qeveria te evakuonte dyqanet e tregetise shtetrore qe rrezikoheshin nga trupat greke.Me nje biciklete ai udhetonte ne rrugen qe te conte per ne Korce, rruge qe shpesh mitralohej nga aviacioni grek, Me vete kishte thesin me para qe kishte mbledhur nga arkat e dyqanve qe rrezikoheshin nga trupat greke. As te numuruar, as me proceverbal, thjesht shkone fshat me fshat , boshatiste arkat e dyqaneve dhe i transportonte ne Korce pa i vajtur mendja te merte as edhe nje kartmonedhe 10 lekeshe te vjeter

Duke lexuar shkrimin e Kicos mu kujtua nje bashkmoshatari im. E kisha njohu gjate vitit te pare ne gjimnaz, e kisha ne klase . Nuk vazhdoj dot gjimnazin pasi mbeti ne klase ne vitin e pare. Ky bashkfshatari im u be coban ne fshatin nga vinte diku andej nga Devolli. Nje dite pranvere 1987, le bagetin e bashkfshatareve ( kooperatives) ne maje te malit, dhe aratiset ne greqi. Bagetia u copetua nga ujqerit e uritur ne ate fillim pranvere. Familjen ja internuan nga skerkat e Devollit ne fushat e Lushnjes

60 vjet me vone nga provokacionet e gushtit, brezi i babait tim po vdes ne pallatet me nje dhome e nje guzhine me muret tere lageshtire nga tubacione e cara te pallatit. Ky brez pasi punoj per 50 vjet me djersen e ballit, pasi u ropat skerkave te veriut dhe mocaleve te jugut, pasi shnderoj ekonomine shqiptare nga ish feudale te kohes se Zogut ne ekonomi me industri. Dhe e gjitha per nje pagese minimale dhe me stresin e frikes se mund te shkonin ne burg apo familja mund te shkonte ne internim per nje fjale goje.  Me kujtohet se si babaj erdhi me mua dhe bashke morem pjese ne rezimin e bustit te dulles. Me kujtohet babai kur me thoshte per pensioin qe i dha demokracia ” S’kane faj eshte shtet i varfer kaq kane mundesi, por do te ndryshoj duhet durim”. Me kujtohet se si qau kur une u largova per ne mergim. Ai besonte se vendi kishte nevoje per mua dhe largimi im ishte ne dem te vendit. Ai deri ne fund besoj se shqiperia do te behej nje dite. Harova tju them, babaj im ishte komunist i thjeshte nga viti 1948 deri ne 1990

10 vjet me vone pas ishte aratisur ne greqi ,bashkmoshatari im u kthe ne atdhe U kthye ne atdhe pas 3 vjetesh ne greqi si vorio epirjot dhe si coban ne nje fsaht grek, dhe 7 vjet ne amerike si kamarjer dhe pasi mbaroj nje Community Collge ne amerike. U kthyer dhe qe diten e pare nuk la zyre e dikaster pa vizutuar , nuk la ministri e kryetar partie pa shkrojtur se ai ishte i perndjekur dhe i takonte shperblimi i te perndjekurve. Pasi mori shperblmin e te perndjekurve ai u be antar i nje partie te madhe dhe i shoqates se perndjekurve politike, nga ku mori dhe nje post ne nje ministri me vlere. Sot ai eshte ne nje ministri, drejtor drejtorie, dhe  nje nder pasunaret e shqiperise me CV “BA/Master in Finance from XYZ College USA” me tre vila banimi nje ne katun per verim. Sot ia mban fjalime e shkruan neper gazeta per detyren qytetare te cdo shqiptari te brezit te tij ne lufte kunder brezit te babajt tim ose sic e quan ai “brezit komunist”

Ja perse me vjen per brezin e prinderve te mi. Por me keq me vjen per shqiperine qe me cobanet pasunare kurre nuk ka per tu bere ndyshe nga nje vend i botes se trete, sic shpresonte brezi i babait tim


Thua te jemi vertet nje popull kaq fatkeq apo nje popull qe me deshire zgjedh fatkeqesine ?

Zgjedhjet mbaruan. Tani po llogariten votat. Per mua personalisht pak rendesi ka kush fiton. Por duke pare rezutet paraprake verehet se akoma  24 ore pas zgjedhjeve nuk ka nje rezutlat perfundimtar. Grupi i kryeauar nga PS ka nje diference shume te vogel nga grupi i kryesuar nga PD. Po keshtu nga njoftimet te KZAZ thuhet  se rreth  50% e popullsiste me te drejte vote, ose 100% e atyre qe kishin mundesi te votonin kane mare pjese ne votime.

Para hapjes ligjore te fushates dhe gjate saj, akuza te ndersjellta i jane bere te dy grupeve qe deri tani kryesojne ne rezultaint e zgjedhjeve. Dhe kur them akuza nuk them akuza per programe te gabuar ne drejtimin e vendit, akuza per ndonje shperdorim fondesh ketu e atje, apo per ideologji te gabuar. Jo, flitet per akuza  vjedhjesh massive , rahjesh massive  dhe deri ne vrasje massive. Flitet per politikane dhe qeveritare te lidhur me mafian dhe krimin e organizuar, flitet per korupsion masiv. Megjithe keto akuza shume te renda per nje  politikan te civilizuar, perseri  50% e popullise, ose 100% e atyre qe kishn mundesi te votonin, pranon te votoj dhe voton ose per njerin kamp ose per tjetrin ne nje ndarje shume afer 50% me 50% per sejcilin grup.

Si ta shpjegojme kete? Ne nje vend normal me shqoqeri dhe shtet te civiliazur, popullata nuk do te votonte asnje prej grupeve, sepse ne fund te fundit eshte kjo populltate qe u vodh, u rah dhe u vra nga keta politikane ( nese akuzat jane te verteta duke menduar se kemi te bejme me politikane te civilizuar qe jetojne, shkollohen, e udhetojne per pushime ne vendet e civilizuara te botes) Popullata ne keto raste ose nuk do te votonte fare ose do te votonte per  ato forca te tjera qe nuk kane mbi supe akuza te tilla.

Kete vit ndryshe nga zgjedhjet e meparshme kishte shume forca te reja politke. Disa prej tyre me reputacion te paprekur akoma nga akuzat politike. Si shpjegohet qe keto forca nuk   ariten e te konkurojne denjesisht me dy grupimet e medha PS e PD?

Nje arsye mund te jete se keto forca te reja  me deshire u bene aleate te ketyre grupimeve  te akuzuara per vjedhje, rahje e vrasje, dhe si te tilla lane shume pak mundesi per votuesin te zgjedhe. Shprehja e popullit “ me thuaj me ke ri te te them se cili je” mbase ka patur efektin e saj.

Apo mbase akuzat ndaj te dy forcave  kryesore politke nuk kane asnje baze dhe jane thjesht shpifje politike. Ne qofte keshtu atehere perseri keto dy forca qe shpifin e demtojne besushmerin e popullit ne procesin demokratik i ben ato me faj po aq te rende sa edhe akuzat e ngritura per vjedhje, rahje apo vrasje

Mbase mentaliteti i popullit tone pas 20 vjet vjedhjesh rahjesh e vrasjesh, tani me nuk e quan  me vjedhjen rahjen apo dhe vrasjen krim dhe mbase  tani  eshte normale per populin tone te pranoj te drejtohet nga hajdute ,rrugace e vrasesh. Ne qofte keshtu do te thote se jemi ktheyr ne nje popull dembel, hajdut, rrugac e vrases

Apo mbase populi yne eshte nje popull fatkeq qe pavarsisht nga deshira dhe puna e stermundimshme per te jetuar me mire, ne nje shtet e shoqeri te civilizuar, mbase eshte  ndonje force madhore, mbi  tokesore, qe  i ka dhene  destinacionin per  te jetuar ne mjerim, injorance, dembelizem e kriminalitet.  Mbase sic thote populli “keshtu ka qene e shkrojtur”.

Thua te jemi vertet nje popull kaq fatkeq apo nje popull qe me deshire zgjedh fatkeqesine ?

Sdoqofte zgjedhjet mbaruan. Tani per nje tjeter 4 vjecar do ti kthehemi rutines te perditshme, me akuza te ndersjellta per vjedhje, me deshira te parealizushme per lehtesim vizash per  te udhetuar ne vendet e civilizuara, per tu larguar nga ferri i jetes shqiptare, me ndeshje e kerleshje ne parlament, me krimin e perditshem te organizuar e spontan, me vjedhjet e organizuar apo spontane, me kafente e mbi populluara me njerez dembele,  qe jetojne me te ardhurat e emigranteve dhe krimit. Do ti kthehemi jetes sone te perdithshme te ketyre 20 vjeteve te fundit. 

29 Qershor 2009


Kush do ti kerkoj Edi Rames dhe Sali Berishes te vizitohet tek mjeku psikiater?

Lexova ne BBC se Parlamenti i Ukranes ka rekomanduar qe kryetari i Bashkise se Kievit te shkoj te vizitohet per nje evaluim mendor tek nje mjek psikiater. Me shtyu kjo te shikoj perse eshte bere kjo kerkese ndaj Z Leonid Chernovetskiy  nje ish bankier me vone i kthyer ne politikan si k/bashkie ne Kiev. Lexova e lexova dhe te them te drejten nuk pashe ndonje arsye perse ishte bere kjo kerkse. Z Chernovetskiy  ka kerkuar te rite ca taksa, te vendose nje pagese per ata qe vizitojne varezat, etj etj. Pyes nje mikun tim amerikan nese i duken atij  keto arsye te forta per ta shpallur Chernovetskiyn si te cmendur.

-Po - mu pergjegj miku dhe filloj te me shpjegonte se keto masa ne kohe krize , keto ritje taksash etj etj ……. vetem nje i cmendur i ben.

U largova nga miku im amerikan  duke menduar perse mua nuk me duken keto veprime prej te cmenduri ndersa tij po? Dhe fillova te analazoj cilat mund te jene per mua veprime qe ti etikoj si veprime prej te cmenduri

Psh.

Berisha permend fjalen “Tredhje” ne nje miting popullor ku ne podium ka edhe femije 5-6 vjecare.

Kjo po thashe me vete kjo eshte cmenduri dhe Berisha duhet vertet te vizitohet per cmenduri. Por rijta e takses se ujit apo elektrikut qe propozon Chernovetskiy nuk me duket cmenduri e krahasuar me tredhjet e Berishes

Pastaj  mu kujtua ajo skena ne parlament ku Berisha shan me nene e moter nje MP. Ah po kjo eshte vertet cmenduri dhe  jo vendosja e  nje pagese ne deren e varezes.

Mu kujtua Edi Rama tek vizita qe i beri  presidentit me atletet me pluhur  Idiodsi me brire mendova. Ky njeri duhet patjeter duhet te vizitohet te mjeku psikollog dhe jo ky kolegu i tij  Chernovetskiy qe kerkon te rite taksen e saceve televize.

Pastaj mu kujtua figura e Rames ne mbedhjen me Qeverine e Berishes  per sheshet e ndertimit ku paraqietet Edi duke shkrojur  SMS dhe tallet dhe pa asnje lloj edukate qytetare per te mos thene me teper etike politike flet e buzeqesh me ironi kur K/Ministri ( edhe ky i cmendur per mendimin tim) ishte duke folur . Kjo po, kjo eshte per te kerkuar vizite tek mjeku jo kerksa e Chernovetskiy per te ritur taksen e ngrohjes.

O Zot thashe me vete prandaj mua nuk me duken cmedurira keto veprimet e Chernovetskiyt sepse une kam pare, degjuar e lexuar me keq se ky K/bashkise se Ukranines. 

Ne shqiptareve veprimet e Chernovetskiyt na duken normale sepse jetojme ne boten tone te tej-cmendur, keshtu cdo cmenduri me pak se kjo tona na duket normale. Me keq akoma tek ne nuk ka kush ti kerkoj Rames e Berishes te vizitohen tek mjeku psikiater sepse ata qe duhet te bejne kete kerkese jane vete per tu vizuar atje. Ju kujtohet I Meta dhe kariget e thyera ne palmanet? Po Topalli dhe kapja prej zhelesh e MP te tjere. Po Ylli Pango dhe Pangosja e tere shoqerise shqiptare qe   i pergjigjet veprimeve te tij  me “Te isha une nuk kish me e lone te ikte pa ja bo njehere, ky Pangoja nuk qeka tregu burre por ka vepru si pederast qe e la me i ik ajo der femra pa e ……..”

Ne jemi te  tere te cmendur ndaj kam kohe qe nuk kam kaluar nga peshku. Kam frike se edhe une jam pjese e kesaj cmendurie qe quhet rumpalle shoqerore.

Kush do ti kerkoj Edi Rames dhe Sali Berishes te viziotohet tek mjeku psikiater?


Pergjigje mikut tim Lizander Saraci tek Peshku pa uje

Tek peshku pa uje ishte hapur nje debat rreth fotografive ne kartat e identifikimit per vajzat me shami

Sinqerisht nuk mora pjese ne ate debat per arsye kohe por edhe sepse me duket nje teme krejt e kote.

Per mendimin tim per sa kohe qeveria ka mundesi te indentifikoj personin ne fotografi, atehere ai mund te mbaj shami apo edhe tyrbe .

Kartat e idientifikimit jane me fotografi qe personi qe i kontrollon te kete  mundesine te indentifikoj se kujti takoj lkarat  e paraqitur  Ne se kjo realizohet me shami atehere ska diskutim. Bota e ka bere me kete me kohe.   Cfare ka ketu per te biseduar.

Deri sa miku tim shkruan: 

Lizandër Saraçi - 23 Jan 2009 - 4:50pm

Toko po pres me padurim reagimin tat per keta qe praktikantet e Islamit i qujne kurva, prostituta, gangsterra, etj.

Jo se po te dali njeri ketu e te thote qe kush del ne foto me kryq ne qafe eshte …………………, do e kishit vone ne nje rang me Bin Laden (me te drejte)

Lizander une i lexova tere komentet e mesiperm dhe nuk pashe ndonje koment te perdore epitetet qe thua ti

Kishte nje  ku “antirote” thote

E veshur dhe e mbathur nga koka tek kembet, me nje rrjete sysh perpara, nje grua afgane atje ne Balucistan eshte pornografja me e madhe qe mund te mendohet. Pornografe, po, por e detyruar. E detyruar nga i shoqi, nga babai, nga vellai. Nje viktime.

E njejta pornografe eshte dhe nje vajze e re e hijshme me nje kryq te madh ne qafe qe jep mesim ne ndonje shkolle te Tiranes.

I njejti pornograf eshte dhe nje indian sikh me callmen e tij dhe me mjekren e paprekur.

Por nuk besoj se  ke per kete koment se ai perment edhe kristianet me kryq ne qafe. Pra i dashur nuk lexova ndonje gje te tille por ne qofte se ka edhe njehere tregon ate qe thote Blendi se

Blendi Salaj - 23 Jan 2009 - 3:57pm

Debat IDIOT. Gjoja tolerance fetare te ne, ndoshta para ca brezash…tani na eshte zgjat hunda, hyn edhe te breket e tjereve…

Te cilen une e kam then shume kohe me pare por ti me ke then edhe dje se “kam komplekse te kota”. Jane valle keto debat kompleksete kota?  Koha po e tregon se eshte aritkulli i gjashte brenda 3 muajsh qe flet per keto probleme.  Komplekse tek kota i quan ti edhe kompleksin tend ku cdo here qe permendet  fjala muslimane te ben te kercesh perpjete dhe te shikosh gjera ku jane e ku nuk jane.

Nejse meqenese me thire ketu

Mua me vjen shume keq qe ti ose nuk me kupton ose nuk do te me kuptosh . Kur une flas per komb e politike kombetare une flas per komb e politike kombetare e nuk flas per fe . Kur une flas per fe flas per fe dhe jo per komb e politike kombetare. Per mua gjerat jane e ndara

Per mua nuk ka rendesi se cfare vesh ti. Ke deshire te lesh mjeker gjen ne fund te kembeve dhe te mbulohesh nga koka tek kembet eshte puna jote, Ashut sic do te jete puna time  edhe po te var nje kryq te madh, shume te madh, ne qafe, aq te madh sa te me arij deri tek “mushtulluku” midis kembeve. Puna tende kjo mua as qe me hyn mua ne qese, puna time ajo dhe ty nuk ka perse te te hyj ne qese,  dhe shteti as qe duhet ti hyj ne qese as ajo as kjo.

Por ama kur ti me detyron mua te dua atdheun ne baze te perkatesise fetare, kur me detyron te bej politike apo alenca politike ne baze te perkatesise fetare atehere une them JO. Kete nuk ta pranoj Une do te pranoj te bej politike kombetar ne interes  te kombit jo te perkatesise fetare tendes apo times. Ky eshte ndyrshimi yne dhe ky eshte fakti qe ti nuk do te me kuptosh

Sa per rsepekt per muslimanet une per ta kam repsekt ashtu si per cdo fe tjeter. Ne kohen kur per nje veze te kuqe te pashkeve e ikte koka tende dhe tere familjes, familja ime me dergonte te coja vezet e pashkeve tek miqte tane musline, kjo si per te kthyer “borxhin” e bakllavave te mare ne diten e Kurban Bajramit. Ate bakllava per te cilen po ashtu te iket koka si per vezen e pashkes. Pra kur prinderit e mi i besuan miqeve te tyre muslimane koken e tyre dhe timen. Kur miqte tane muslimane na besuan koken e tyre dhe te femijeve te tyre atehere si te mos kem une respekt per keta miq. 

Vec duhet te dish se ky besim nuk vinte se ata ishin muslimane apo se ne ishim te krishtere. Besimi vinte se si ata si ne ishim shqiptare ishim gjitone. Gjyshja ime fetare e madhe perdorte fjalen ”Ishallah” sa here kishte ndonje ndeshire qe ti plotesohej. Kur Meremja shoqaja e sa gjitone i thoshte “zoti e dhente ” kur i uronte vetes ndonje te mire.

Por keto te gjitha i takojne te shkuares. Sot ju te rinjte jeni bere shume te ndjeshem ndaj shamive e kryqeve. 

Lizander, ndjeshmeria se po me fyen apo po te fyej, se me ke fyer apo se  te kam fyer eshte me antikombetare se politika e vete Janullatosit apo e vellezerve te Bin Ladenit. Politiken e tyre ne e dime dhe dime nga na vjen e e keqja. Ndjeshmeria ndaj fyerjeve eshte midis tone eshte veshtire ta dallosh. Vetem pasi ke shkrehur pushken ne gjoksin e vellait tend, vetem kur gjaku i kuq i vellait tend te dale jashte damareve te prere nga ne , vetem atehere e kuptojme se ndjeshmeria e madhe ndaj fese eshte armiku yne me i keq. Vec se atehere eshte shume shume vone, gjaku do gjak te lahet. 


Ripi i Gazes do te jete nje provim per diplomacine e Obames

Mare dhe perkthyer nga MSNBC  Gaza could be test case for Obama’s diplomacy

Analiza e kryer nga AP

SHBA :Pas luftes , Isreali duhet te pozicionohet qe te punoj ne drejtim te moderimit te Hamas.

Gaza a pas lufte do te jete nje provim per Presidentin  Obama pas fjalimt te tij ne diten e inagurimit drejtuar Muslimaneve,   se  SHBA “ do te zgjati doren ne qofte se ata deshirojne te zgjatin doren te paret.”

Zgjatje dore mund te quhet hapja e kufirt  dhe dergimin tek militantet e Hamasit qe drejtojne Ripin e Gazes te  ndihmave monetare per rindertim. Te zgjatesh doren i pari do te jete qe Militantet Islamike  te Hamasit tu japin mundesi rivaleve te tyre te moderuar Fatah te kene aktivited ne Gaza dhe te ndalojne zjarin e raketave  ndaj Izraelit.

Pas ofensives se Izraelit qe vrau rreth 1.300 Palestinese dhe e shnderoj Gazen ne germadhe, administrata e re e SHBA-se dhe ajo qe shpejt do te jete ne qeverine Izrealite kane nje shans te fillojne nje strategji te re ne drejtim te Hamasit

 Lufta e fundit duket se e ka shkundur politiken e Lindnjes se Mesme. Ajo i  ka krijuar nje  mundesi  komunitetit  nderkombetar qe ta shfrytesoj faktin qe Hamas kerkon ndihme pas sulmit te Izrealit..

Kjo do te thote ti japesh Hamasit ate qe ai kerkon me shume – hapjen e kufirit me Egjyptin- per sa kohe qe ky kufi do te kontrollohet nga  Fatah dhe komuniteti nderkombetar. Dhe kjo marveshje do te kerkoj gjithashtu sigurine se Hamas do te ndaloj kalimin ilegal te armeve nga kufiri me Egjyptin.

Ti shtrish doren Hamasit ka rezikun e forcimit te fuqise se tij ushtareke ne Gaza. Por nje marveshje me kushte mund te dobesoj fuqiplotesine pa kushte te Hamasit ne ate teritor, qe ne fakt eshte bere pengesa kryesore e SHBA-se ne perpjekjet per paqe midis Izrealit dhe Palestines.

Hamasi po  mban mitingje fitoreje  ne Gaza pavarsisht nga humbjet e medha te shkaktuara nga sulmi i Izrealit . Ai nuk do te njohe menjehere shtetin e Izrelait apo te bashkohet ne bisendimet  midis Izrealit dhe Palesitnezeve te moderuar te Bregu Perendimor te lumit Jordan 

Hamas nuk eshte nje shkemb graniti

Por lufta provoj se Hamasi nuk eshte nje shkemb graniti. Fraksione po lindin  midis grupeve palesitneze ne Siri qe kundershtojne armepushimin dhe atyre ne Gaza qe mendojne se gjakderdhja duhet te ndaloje

Duket se Hamasi  ka evoluar qe nga dita kur filloj te ftoj te rinjte te vendosin bomba ne turpat e tyre dhe te hidhen ne ere brenda teritorit te Izrealit. Sot pas marjes se pushtetit ne Gaza ne Qershor 2007, grupimi Hamas ne Gaza duket se eshte  i interesaur qe te qeverise me suskes ne te njeten kohe qe sulmon Izraelin

Shume mendojne se vendimi i Hamasit per te rifilluar sulmin me raketa ndaj Izraelit pas 6 muajsh armpushimi, vendim ky qe ndezi  me vone luften, eshte i bazuar vetem ne faktin se Hamas e urren sionizmin. Por realiteti eshte me i komplikuar se kaq.

Hamasi ishte shume i pakenaqur qe paqja e gjashte muajve  nuk solli rihapjen e kufirit ne Gaza, qe Izrali dhe Egjypti e kane mbyllur qe ne diten qe Hamas mori fuqine ne Gaza.  Kjo mbyllje kufiri ka shkateruar pothuajse gjithe bisneset private ne nje teritor me 1.4 milion banore, duke perhapur pakenaqesi, ne nje vend ku 80% e popullisise mbahet me ushqimet e derguara nga Kombet e Bashkuara.

Banoret e Gazes u gjenden pa cimenton qe ju nevojitet te ndertojne apartamente te reja, apo per te bere plakat e vareve per te vdekurit. 90% e 3600 fabrikave jane mbyllur sepse s’kane lende te pare dhe pjese kembimi

$2 bilion deme

Dhe ofensiva  ushtarake e Izrealit krijoj  afersisht 2 bilion deme

Rindertimi duket i pamundur ne kushtet e kufijve te mbyllur

Askush qe ka dy pare mend ne koke nuk mund te flase per rindertimin e Gazes per sa kohe kufiri eshte i mbyllur

Meqense tregetia midis Izraelit dhe Gazes duket e pa mundur per sa kohe Hamas eshte betuar te shkateroj Izrealin perpejkjet per ta zbutur bllokaden jane drejtur ne kufirin me Egjypitn

Fayyad ( Kryeministri Palestines i qeverise se emergjences   ) ju beri thirje te dy grupeve Hamas dhe Fatah te bashkohen duke theksuar se mos-shfrytezimi i kesaj alternative do te shkateroj endren e Palelstineseve per te patur nje shtet te tyre.

Propozimi i nderkombetareve per nje armpushim  te qendrushem ne Gaza me  kushtin qe Fatah te rivendose aktivitetin e tij ne  teritorin e Gazes per te monitoruar hapjen e kufiri me Egjyptin, mund te jete hapi i pare ne ndihme te te  moderuarve qe  te fitojen teren ne Gaza

Udheheqesit e Hamas kane kundershtuar kete plan qe nga momenti i armepushimit te djelen ( 18 Janar 2009) , por zedhenesi Fawzi Barhoum theksoj se Hamas nuk do te hedhe poshte  propozimn e Obames bere ne diten e inagurmit.

Izraeli eshte armiku yne tha ai “Por kjo nuk do te thote se ne nuk mund te fillojme nje faqe te re ne mardheniet me gjithe boten perfshi ketu dhe presidentin e ri te SHBA-se ne qofte se keta te gjithe perkrahin intersat e popullit palestiens”

Te jemi te qarte nuk ka armpushim ne qofte se Izreali nuk sigurohet se Hamas do te ndaloj sulmin me raketa  dhe kalimin ilegal te armeve  ne kufirin Gaza- Egjypt.

Isralei ka ne kalendar zgjedhjet  e reja ne 10 shkurt 2009 dhe asnje nga kandidatet per kryeminister nuk ka paraqitur ndonje interes per te rishikuar pozicionin ndaj Hamasit. Dhe ne kry te gares eshte ish kryeministri Benjamin Netanyahu, qe e ka bere te qarte pozicionin e tij se ai perkrah me shume thupren ndaj Hamasit se sa karoten.

 Materjale te tjera rreth krizes ne Lindjen e Mesme dhe politiken e SHBA-se dhe komunitetit nderkombetar mund te gjeni tek :

The Much Too Promised Land: America’s Elusive Search for Arab-Israeli Peace


Ulurime per udheheqje

 Mare dhe perkthyer nga CNN  Screaming out for leadership 

ATLANTA, Georgia .Kater vjet me pare puna me coj ne Jeruzalem and ne Bregun Perendimor ( te lumit Jordan).  Kisha shpenzuar vite te tera duke lexuar per Lindjen e Memse dhe si gazetare e CNN kam mbuluar bombardimet dhe perleshjet ne ate rajon.

Por kur shkova atje pashe se gjerat ishin me te komplikuara. Njerez nga te dy palet me thane se duan te jetojne ne paqe.  Po perse ata nuk jetojne ne paqe?

Mua me duken pa kuptim te gjithe keto vrasje, shkaterime dhe mundime…..

Kudo qe shkova konflikti gjithmon vlonte ne parapaskene

Duke folur me Israelitet, une pashe sa te pambrojtur ishin ata kudo qe shkonin, ne pazar, ne kafene, ne dyqan, ne rruge,  ndaj vetvrasesve bombe. Ndjeja nervozmin e tyre kur flisnin per rajonin  ku shume vende komshinj kerkojne shkaterimin e tyre

Kam folur me palestineze qe protestojne gjate murit te Israelit, qe i ndan ata nga toka e tyre bujqesore , kam folur me shitesit e suvenireve ne Bethlehem. Kam mundur te kuptoj ne pergjithesi dhimbjen e tyre shkaktuar  nga padrejtesia historike

Te dy palet argumentojne ceshtjen e tyre me passion, duke u munduar te me bindin se kane te drejte

Simpatizoj dhimbjen e te dyja paleve

Ata duan te jetojne ne paqe. Po perse ata nuk mund te jetojne ne paqe?

Te dyja si lufta si edhe paqja kane deshtuar si  per popullin izraelit dhe ate  palestines, por udheheqesit ndonjehere kane pasur suskses.

Nje hap para dy hapa mbrapa…..

Udheheqes si Egjyptiani Anwar Sadat dhe Israeliti Ytzhak Ragbin paguan cmimin me te shtrenjete ( jeten e tyre), te dy u vrane nga extremistet qe kundershtojne cdo kompromis te bere ne emer te paqes.

Brezi i sotem i udheheqesve i kane borxh Sadatit dhe Rabinit dhe femijeve qe po vdesin dhe vuajne ne Gaza dhe ne  Israel, qe te  perpiqen per paqe..

Gaza po ulurin per  nje drejtim kurajos

Postuar nga : Gazetare,


Berisha

 Ndaj Berishes une kam akuzen se ai eshte nje njeri qe me dashje apo pa dashje ka ushqyer dhe frymezuar ekstremet fetare ne Shqiperi.  E them kete ne baze te ketyre fakteve dhe kesaj analize

Cdo gje fillon me 1992 kur Berisha fshehurazi firmos aporovimin e Janullatosit si Kryepeshkop te Shqiperise dhe ne te njejtin vit pranim e vendit tone ne Konferencen Islamike. Cfare ishin keto dy veprime? Nga njera ane shovinistet greke moren zemer tani ata kishin njeriun e tyre ne KOASH , ne ate qender qe per me shume se 70 vjet ishte bere qendra dhe llogorja e pare e mbrojtjes se kombit shqiptar nga qellimet djallezore te shovinizmit grek ne drejtim te asaj qe quhet Vorio Epir dhe identifikimin si greke te tere orthodokseve shqiptare ne Shqiperi. Nga ana tjeter lufta e ftohte kishte perfundur. Tani xhihadistet dhe ekstremet e tjera Islamike pasi u siguruan se ariu Rus mbaroj se qeni rrezik filluan te ndertojne luften e tyre kunder anes tjeter te krishterimit Evropes Perendimore dhe vecanerisht Amerikes. Asaj Amerike qe i ndihmoj me arme e para (per interesat e saj kuptohet). Taman ne ato vite xhihadistet dhe ekstremet e tjera islamike filluan punen te shperndanin idete e tyre ne Evrope dhe Amerike nen parrullen . “Lufte kunder te pafeve“ . Perse behet ky afrim me keto shtete taman ne kete kohe? Une keto nuk i di por te gjithe dime se fill pas ketyre dy ngjarjeve kemi nje angazhim te madh te shovinismit grek ne jug te shqiperise dhe vizitat e njepasnjeshme te sheikeve islamike terroriste ne Tirane e me gjere. Sa shume duhen te dy palet qe filluan te hynin ne Shqperi kjo gjithashtu dihet.

1994 Berisha paraqet nje projekt kushtetute ku nder te tjera paraqet nje nen per qenien me kombesi shqiptare te tere drejtuesve te insitucioneve fetare. Eshte koha kur reputacioni PD dhe presidentit Berisha ka rene shume, kur gjithashtu aktiviteti i shovinzmit Grek ishte ne kulmin e lulezimn dhe projekt kushtetuta nuk u miratua. Vall Berisha nuk e dinte se cilido qe te ishte rezultati i ketij referendumi do te sillte armiqesi nderfeater . Fakte treguan se shovinizmi grek e turmpetoj kete me te madhe si fitore e orthodoksise kunder muslimaneve dhe ekstremistet muslimane ( tashme me perfaqsues ne zyrat eSHIK ne Tirane ) e trumpetuan kete si tradheti qe orthtodokset i bene atdheut .

1994-1995 Berisha areston 5 minoritare ( 2 prej tyre me shtetesi amerikane) per aktivite ndaj interesave te kombit, spiunazh dhe aktivitet per ndryshimn e kufijve me force. Akuza ishte aq e pa provuar ( jo e pavertete por e keq gritur dhe e pavertetuar) sa edhe nje person pa shkolle juridike mund ta mbronte. Jo vetem kaq por ne ditet kur gjykata e kasacionit shqyrtonte kete ceshtej ( 2 prej tyre ishin shtetas amerikan dhe kjo ceshtje kishte bere buje edhe ne Amerike), SHIK rrethon gjykaten e kasacionit. Cdo gje ne dukje u be ( me qellim apo nga budallalleku) qe hapur te dukeshe qe po shkeleshin te drejtat e njeriut. Nen presioni e SHBA dhe Evropes te peste u liruan. Shovinistet greke menjehere filluan te ushqejne shovinzmin e tyre duke e shpjeguar kete ngjarje sikur muslimanet kerkuan te arestojne 5 minoritare orthodokse dhe se Amerika eshte pro shovinizmit grek ( Shpesh eshte abuzuar me kete shprehej “Amerika eshte me ne“), ndersa ekstremet fetare muslimane e quajten kete veprim si nje nderhyrje te SHBA dhe Evropes ne punet e brendeshme te Shqiperise. Ne internet dhe faqet e shtypit te tyre kjo krahasohej me Konferencen e Londres dhe ate te Parist. Ne popullsisne muslimane thuhej “Evropa kurva plake kerkon copetimin e trojeve shqiptare“.

1997. Levizja ose revolucioni i 1997 edhe sot e kesaj dite paraqitet nga berishjanet si veper e agjenturave greke qe e perkthyer ne gjuhen e ektremisteve islamike revolucion i orthodoksis kunder shqiperise. Si lufte e jugut orthodoks kunder veriut musliman etj etj. Njesoj si shovinistet greke e paraqesin kete revolucion si nje levizje te popullsise orthodokse kunder muslimanit Berisha.

Vime  ne shekullin e ri. Nuk besoj se duhet te zgjatem ke ngjarjet e diteve te sotme. Kur ne zgjedhjet lokale Minoriteti grek nen himnin dhe flamurin Grek theret “Zito Qirje Berisha” pasi nuk beri alliance me PS per Himaren, dhe njohu Bollanon si Kryetar Bashkie kur dihen shkeljet qe u bene atje. Ne krahun tjeter Bollano kerkon shkeputjen nga Shqipeira te Himares ( njesoj si Kosova thote Bollano pra me gjak e lufte) pasi Berisha ne emer te zbatimit te ligjit prish ndertiment ne Jale por jo ne Bathore ( e njohur kjo si zone berishjane ) Ekstremistet greke e quajne kete shenje te ndarjes fetare pasi Bathoristet ata i quajne maloke muslimane ndersa Jala eshte greke sipas tyre.

Gjithmon kam pyetur perse ky njeri shfaqet njeher me kostumin e andartit shovinist grek e nje here me callemen ekstreme muslimane te Haxhi Qamilit?

Perse jane bere te gjitha keto.

Qe ne shkollen 8 vjecare, edhe ne kohen monizmit, eshte mesuar qe Noli krijoj KOASH-in kunder shovinisteve greke, dhe pika kyce e KOASH-it ishte drejtimi i kishes nga njerez me kombesi e gjak shqiptari. Valle Berisha nuk e dinte kete kur miratoj dhe aprovoj Janullatosin si Kryepeshkop? Dihej nga gjithe diplomacite e botes dhe CIA kishte vene ne dijeni me kohe SHIK per aktitivitetin antiperendimor te disa vendeve Islamike dhe ishte e qarte edhe per nxensit e gjimnazeve se i vetmi interes qe Amerika mbante miqesi me shtete si Arabia Saudite apo Jordania ishte fakti i nafte. Ne te kundert me shtete si Siria apo Libia mardheniet ishin armiqsore. Valle nuk e dinte Berisha kete kur vendosi fshehurazi ta bente shqiperine anetare te Konferences Islamike? Apo mos valle ai mendoj te fuste ne shqiperi dy ekstreme qe gjithe jeten jane ndeshur me njera tjeter. Ekstremin shovinist grek dhe ate musliman?

Berisha e dinte qe ne fillim te procesit gjyqsor se faktet e grumbullura nga SHIK ndaj 5 minoritare ishin jo te plota dhe se kjo kishte krijuar presion ne bote. Perse atehere SHIK rrethon gjykatene kasacionit per ti vene vulen qe ky gjyq ishte i padrejte?

Ne shqiperi cdo votim per cdo gje, cdo referendum qofte edhe per gjene me te vogel, shikohet si nje votim per njeren parti apo per tjeteren Votat ne ate referendum nuk paten aspak ose te themi shume pak lidhje me drejtuesit fetare. Ato ishin vota kunder qeverise Berisha .

Dihej eksperimenti me Himaren kur PS dhe PD u bashkuan Omonia dhe PDNJ mbeti jashte. Dhe kjo kur askush nuk e njihte Bollanon. Perse kur u njoh mire se kush ishte Bollano nuk u be ky bashkim?

Dihen akuzat ndaj shqiperise per mos trajtim njerezor te minoritetit grek te bera keto nga shovinistet Greke Perse perpara se te prishte ndertimet ne Jale ( bravo per kete) nuk prishi Bathoren?

Keto jane pyetje qe vetem Berisha mund ti pergjigjet Une kam pyetur njerez te ndryshem rreth ketyre pyetjeve. Pergjigjet varjojne nga “Berisha eshte injorant “ tek “Berisha kerkon te mbaj kariken me cdo menyre duke shitur edhe interesat e atdheut”, dhe deri tek fakti qe “Berisha nen komanden e Gazidetes i interesonte nje konflikt nderfetar ne shqiperi qe ekstremet islamike te marin fuqine e ta kthejne Shqiperine ne nje shtet Islamik ne zemer te Evropes,nga ku do te nisen kamikazet e luftes Lindje Perendim”. Bile disa arijne deri atje sa te thone se “duke i dhene Greqise jugun e shqiperise dhe bashkimin e Kosoves me shqiperine forcohet nje shtet 100% ,musliman.”

Sa te verteta jane keto? Kete vetem Berisha e di ne te tjeret bejme vetem hamendje Por eshte fakt se veprimet e tij me shume se nje here e kane sjelle shqiperine ne buze te luftes vellavrasese Ajo qe dime te gjithe eshte 1997, por ka shume edhe nga ato qe nuk i dine te gjithe.

Si perfundim dua te them se nga Berisha kemi peshqesh ekstremet te dy feve ato fetare shoviniste greke dhe ato islamike. Dhe se ne qofte se deri me sot nuk ka ndodhur gje kjo eshte si rezultati pjekurise sone, si popull dhe jo rezultati politikave te qeverive tona.


Brother, Can You Spare A Dime?

090121-great-depression-vmed-12p_widec.jpgSe di pse po ne kete kohe krize qe po kalon bota mu kujtua kjo kenge e vjeter

They used to tell me I was building a dream
And so I followed the mob.
When there was earth to plow or guns to bear,
I was always there, right on the job.
They used to tell me I was building a dream
With peace and glory ahead –
Why should I be standing in line, just waiting for bread?

Once I built a railroad, I made it run,
Made it race against time.
Once I built a railroad, now it’s done –
Brother, can you spare a dime?

Once I built a tower, up to the sun,
brick and rivet and lime.
Once I built a tower, now it’s done –
Brother, can you spare a dime?

Once in khaki suits, gee, we looked swell
Full of that Yankee Doodle-de-dum.
Half a million boots went slogging through hell,
And I was the kid with the drum.

Say, don’t you remember they called me Al,
It was Al all the time.
Why don’t you remember, I’m your pal –
Say, buddy, can you spare a dime?

Once in khaki suits, ah, gee, we looked swell
Full of that Yankee Doodle-de-dum.
Half a million boots went slogging through hell,
And I was the kid with the drum.

Say, don’t you remember they called me Al,
It was Al all the time.
Why don’t you remember, I’m your pal –
Buddy, can you spare a dime?

http://www.youtube.com/watch?v=eih67rlGNhU

Thua te rijetojme perseri ate kohe?

 

Vdes ish-kreu i SHIK-ut Bashkim Gazided

Kur vdes nje njeri nuk thuhen fjale te keqia.

Me vdekjen e Gazidetes, te persekutuarit e regjimit Berishjan humben persekutuesin e tyre. Ata mijra te vrare ne ngjarjet e ‘97 do te takojne me ne fund balle per balle vrasesin e tyre.

ShIKasit e vdekur gjate atij viti do te takojne me ne fund kryetarin e tyre qe i la pa mbrotje e ndihme ate qe i la te digjeshin te gjalle apo te copetoheshin me sopate nga kriminelet qe vete ai i lejoj te  krijoheshin dhe pastaj mbi hirin dhe gjakun e nenpunesve/ushtareve te tij ai kerkoj te fitoj pike per qellimet e tij.

Ekonomia shqiptare humbi arkitektin e zhvillimit te nje ekonomie ne bashkepunim me vendet e lindjes se mesme, me ata qe sic thoshte i ndjeri “po tu shkundesh xhybet u bien flori ” Humbi ate person qe e prezantoj kete plan si konkurence per vendet perendimore, dhe bindi politiken shqiptare ti mbyllte dyert perendimit.

Vete “krye demokarati” Berisha, njeriu qe i dha “dermen komunizmin” humbi babain e tij shpirteror e fetar. Humbi njeriun qe i prezantoj ketij “kolosi” te demokracise per here te pare ne jete dy mjete shume te vlefshme Kuranin dhe Koburen.

Islamiket eksreme kudo ne bote humben nje nga idhtaret e tyre me te flakte. “Shoqatata bamirese” islamike teroriste, humben ate qe ju hapi rrugen ne fshatrat e Librazhdit e Peshkopise ku edhe mushka e ka veshitre te kaloj e jo me makina, Ne ato fshatra  ku sot pa ndihme e ketyre “bamiresve” dhe pa ndihmen e pazevendesushme te ketij njeru qe so po vajtojme, grate do te ishin “kurveruar” dhe femijet do te kishin dale jashte rruges se zotit se do te shikonin televizor apo pinin koka kola ne vend qe te lexojne kuranin 8 here ne dite.

Besimtare te tipit Xhavit Haliti sot humben babain e tyre. Ate qe u dha te drejten e studimit ne medresete me ekstreme ne bote ne Maljazi e gjetke, ate qe u dha nje “kuptim” jetes se tyre.

Sot medresete dhe xhamite ekstreme teoririste kudo ne bote do te kujtojne njeriun qe me poziten e tij u beri te mundur per here te pare te kene nje qeveri ne dore ne vendet Evropiane. Ata sot humben mbrojtesin e tyre ate qe ju krijoj kushte te lulezonin ne nje vend evropian pa pasur mbi supe friken e qeverise. Ata humben njeriun qe u premtotj te sillte islamizmin ekstrem ne nje vend Evropian.

Kishat orthodokse ekstreme teroiste dhe shtetet kufitare Greqia dhe Serbia humben sot njeriun vegle me ndihmen e te cilit ata mund te ankoheshin ne organizata nderkombtare se Shqiptaret jane teoriste, se shqiptaret po terorizojne pakicat greke, apo ndihmojne Kosovaret ne luften per liri, duke u sjelle vellezer nga Afganistani, Bosnja, Pakistani, Arabia Saudida e Egjypti. Ata humben justifikimimn per nje lufte civile ne shqiperi.

Te vetmit qe nuk humben nga kjo vdekje jane Shqiptaret dhe Shqiperia.

Te vetmit qe do te perfitojne nga kjo vdekje jane idete patriotike kombetare shqiptare.

I perjetshem qofte kujtimi i Z. Gazidete si simbol per te kujtuar se ku te con nje politke dhe nje besim fetar ekstremist i keq.

Zoti e falte dhe e harofte.


“Rastesia” mbreti i fatit dhe mbreteresha e fatkeqesise

Ne nje shoqeri si kjo e jona ku “rastesise” i vishen tere atributet e fatit ( rastesia eshte mbreti i fatit per disa dhe mbreteresha e  fatkeqesise per te disa te tjere) nga cunaket e politikes pritet te ndertohet nje demokraci liberale, me te ndarje ideale pushtetesh, me te drejta te njeriut te pa para ne histori vec ne librat e teoricjenve anarkiste qe ata mbajne neper xhepa si citatet e Maos.
“Rastesisht” u vrane ne vitete 90-92 qindra te rinj ne kufij kur ligji e ndalonte kete vrasje, dhe kur grupi konservativ i Nexhmijes e kundershtoj kete ligj
“Rastesisht” ne krye te levizjes per demokraci u vu Sali Berisha, nje sekretar partie dhe aspak i ingranuar me kete levizje deri sa ajo mori forme.
“Rastesisht” te denuarit per vjedhje e vrasje ne regjimin e kaluar u bene te perndjekur politke, kur postet ne qeveri ndaheshin ne baze te tesres se burgut politik
“Rastesisht” Nexhmije Hoxha e Ramiz  Alia u denuan thjesht per kafete, kur per to kerkohej denimi per vrasje
“Rastesisht” Neritan Ceka kerkon largimin nga Partia e tij tek Presidenti i zgjedhur nga partia tjeter, kur Sali Barisha po konsolidonte pushtetit e tij autokratik/fisnor/krahinor ne PD
“Rastesisht” u vune ne krye te qeverise se re demokratike njerez me te kaluar te dyshimte kur filluan te ndahen pronat e shtetit komunist
“Rastesisht” u prishen urat, rruget, ekonomia bujqesia, arsimi shendetesia e sistemit te kaluar, kur Shqiperia kishte me shume nevoje se kurre per to si popul dhe si komb
“Rastesisht” shqiptaret mesuan si te krijojne firma piramidale, kur mardheniet me perendimit u ftohen dhe me lindjen e mesme u ngrohen tej mase
“Rastesisht” shqiptaret ju sulen depove te armeve kur ne Kosove po fillonte gjema e viteve 99
“Rastesisht” vritet deputeti dhe nismetari i levizjes demokratike Azem  Hajdari, kur PD-ja u gjend midis UCKse dhe UDBse
“Rstesisht”shqiptaret behen transportuesit te lincensuar nga krimi per mallrat e jashteligjeshme, kur mbaroj ndajra e kapitaleve shtetore komuniste.
“Rastesisht” brenda 3 vjeteve politikanet nga Shqiperia e varfer postkomuniste, ku te tere ishin njesoj pa asnje trashigimi pasurie,  behen njerezit me te pasur ne Ballkan.
“Rastesisht” Mafia shqiptare behet e njohur ne bote dhe konkuron suskseshem me Majfian e vjeter Italjane apo dhe ate te re Ruse.
“Rastesisht” kunati i kryeministrit punon ne projektin “Manhatan” ne Gerdec, ku eskperimentet e zberthimit te predhave behen ne zonen e populluar ne periferi te Kryeqytetit dhe fitimi ne kete projekt ishte disa miljona $
“Rastesisht” fabrika e municjonit hidhet ne ere kur mbi te ishin duke u zhvilluar hetime nga vende te tjera
“Rastesisht” vdesh deshmitari kryesor i ketij hetimi kur ky akuzonte djalin e kryeministrit per tregeti armesh
“Rastesisht” ne Tirane vjen Fazlic kur opozita kishte firmosur paqen me poziten me kusht me lere te mbush xhepat e mia te te le te mbushes xhepat e tua
“Rastesisht” Fazlic i shpeton policise dhe prokurorise kur kerkohet nga me shume se nje gjysem dyzine shtetesh ne bote
Dhe “rastesite” jane pa fund nga uji e dritat tek buka e ajri i paster, nga parqet e halet publike tek pallatet shumngjyreshe pa boje te Tiranes
Dhe me thoni pastaj se “rastesia” nuk eshte mbreti i fatit te krimit shqiptar dhe mbreteresha e  fatkeqesise se shqiptareve? Dhe me thoni pastaj se me kete “fat te keq” qe kemi ne shqiptaret, nese na vjen per shtat nje demokraci liberale me nje shtet anarkik?